Saturday, September 23, 2023

Banorët vendas kërkojnë ujë të pijshëm, infermierët protestojnë ndaj pagave të ulëta në Iran

Locals-demanding-drinking-water-Qazvin-Nurses in Tehran

Banorët e një fshati në Iranin veri-perëndimor kanë zhvilluar një tubim për të kërkuar ujë të pijshëm, ndërsa infermierët në një spital të Teheranit kanë kërkuar paga më të larta në protestat e zhvilluara dje dhe sot.

Infermierët e Teheranit kërkojnë paga më të larta

Në Teheran, infermierët e spitalit Milad u mblodhën sot për të kërkuar paga më të larta. Një nga protestuesit tha se infermierët kanë vënë në rrezik jetën për të ofruar kujdes shëndetësor gjatë pandemisë, por rrogat e tyre nuk janë rritur.

Një zyrtar i shëndetësisë pati thënë në dhjetor 2020 se infermierët iranianë kanë marrë paga më të ulëta gjatë pandemisë së shfrenuar të COVID-19 në vend. Kryetari i Këshillit Suprem të Organizatës së Infermierëve ka thënë se, pavarësisht shtimit të ngarkesës së punës gjatë pandemisë, rrogat e infermierëve janë ulur dhe janë vonuar deri në katër muaj.

Banorët e Qazvin protestojnë ndaj dëmtimit të tubacioneve të ujit

Në Qazvin, banorët kanë protestuar ndaj mungesës së ujit të pijshëm gjatë ditëve të fundit. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ILNA, banorët e fshatit Lat janë grumbulluar jashtë zyrës së kryebashkiakut. Raporti thotë se tubat e tyre prej katër kilometrash në zonat malore janë këputur nga fshatarët e provincës Gilan, në Iranin verior.

Një protestues, Hamdollah Hosseini, tha se ka pothuajse një dekadë që fshati Lat përballet me probleme të ujit për shkak të mosmarrëveshjeve me banorët e fshatit Nodeh në provincën Gilan.

Dimri i ftohtë dhe ndërprerja e ujit të pijshëm ka krijuar shumë probleme për banorët.