Nga Shamsi Saadati
Në vijim të rrahjes nga policia të një qytetari Baluk iranian në qytetin jugor Iranshahr, populli i këtij qyteti zhvilloi një protestë.
Bazuar në raportet vendase, të mërkurën më 19 qershor, forcat e policisë në Iranshahr, pasi ndaluan një automjet kuptuan se shoferi nuk kishte patentë. Atëherë filluan ta rrihnin shoferin. Ky veprim shkaktoi një protestë.
Sipas dëshmitarëve, policia kishte kërkuar tre milion rial para në dorë si ryshfet. Shoferi e kishte refuzuar këtë kërkesë dhe si pasojë agjentët nisën ta rrihnin. Kjo çështje i ka zemëruar vendasit dhe ka shkaktuar protestën.
Bazuar në disa raporte, pas protestës, forcat anti-rebelim erdhën për t’i shpërndarë protestuesit duke qëlluar në ajër e duke i sulmuar ata.
Kjo nuk është hera e parë që banorët e varfër të provincës Sistan-Baluchistan protestojnë kundër sjelljes së policisë. Regjimi iranian tragohet veçanërisht armiqësor ndaj minoriteteve etnike e fetare duke i shtypur e duke ua mohuar të drejtat më themelore nën pretekste të ndryshme.