Iran: Njësitë e Rezistencës të MEK, duke ngjitur postera e foto të Maryam Rajavi-t dhe duke djegur fotot e kreut të eliminuar të Forcave Qods, Soleimani
Mesazhet e Udhëheqëses së Rezistencës Njëkohësisht me Kryengritjen Mbarëkombëtare
Më 11 dhe 12 janar 2019, në të njëjtën kohë me zhvillimin e kryengritjes nga populli dhe rinia në Teheran e në qytete të tjera iraniane, njësitë e rezistencës kanë vendosur postera e foto të Znj Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), në Teheran (në autostradën Mahallati, dhe në urën e katërt e të gjashtë në Rrugën Abuzar), Isfahan, Tabriz, Karaj, Yazd, Kerman, Babolsar, dhe Masjid Soleiman.
Disa nga mesazhet lexojnë, “Viktimat e avionit ukrainas, një tjetër krim madhor i fashizmit fetar në pushtet, krim të cilin populli iranian as nuk do ta falë dhe as nuk do ta harrojë,” “Khamenei, Rouhani dhe komandantët e IRGC-së janë fajtorët kryesorë të rrëzimit të avionit ukrainas.”
Në të njëjtën kohë, të rinjtë e rebeluar kanë grisur e djegur fotot e komandantit të eliminuar të Forcave terroriste Qods, Qassem Soleimani, në Teheran, Ahvaz, Kermanshah, Masjid Soleiman, Zanjan, Khorramabad, Islamshahr, Mahshahr, Pakdast, e në qytete të tjera iraniane.
Gjatë demonstratave të mëdha të studentëve e të rinjve kundër IRGC-së së pamëshirshme të kriminelëve Soleimani dhe Khamenei, dëgjoheshin thirrjet “Soleimani është vrasës, i tillë është edhe lideri i tij (Khamenei),” “Regjimi i IRGC, ju jeni DAESH (ISIS),” dhe “IRGC e paaftë është burimi i vrasjeve të vendit.”
Mbrëmjen e djeshme, agjencia shtetërore e lajmeve Fars, duke pohuar për “slloganet përdhosëse,” shkroi, “të dielën vazhduan disa aksione dhe sllogane, duke përfshirë grisjen e posterave të Soleimani-t.”
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
13 janar 2020
Teheran – Autostrada Mahalati
Foto dhe mesazh i Znj. Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të NCRI
Teheran – Ura e 4-rt, Rruga Abuzar
Foto dhe mesazh i Znj. Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të NCRI
Teheran – Ura e 6-të, Rruga Abuzar
Foto dhe mesazh i Znj. Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të NCRI
Teheran – Sa’adat Abad
Foto dhe mesazh i Znj. Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të NCRI
Kermanshah
Masjed Soleiman
Ahvaz
Zanjan
Tehran
Qods – Tehran
Tehran