Friday, March 29, 2024

Valë e Re Arrestimesh të Mbështetësve të MEK në Teheran dhe në Mbarë Vendin

 

 

New Wave of Arrests of MEK Supporters in Tehran and Across the CountryVala e arrestimeve të familjarëve dhe mbështetësve të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) vazhdon.

Në gjysmën e dytë të nëntorit, njëkohësisht me përvjetorin e protestave të vitit të shkuar, protesta të cilat e shkundën regjimin me themele, Ministria e Inteligjencës dhe forcat e agjentët e saj represivë kanë kryer një varg arrestimesh, veçanërisht mes familjarëve e mbështetësve të PMOI/MEK.

Në Teheran është marrë në shënjestër familja e mirënjohur Vafaii. Pouria Vahidian, 27 vjeç, është gjithashtu mes të arrestuarve të ditëve të fundit. Ai është një i afërm i Saeed Moghimi që është ekzekutuar gjatë masakrës së 1988-ës. Pouria Vahidian ka qenë më parë i burgosur nga viti 2018 në 2020-ën dhe është liruar pas mbarimit të dënimit në prill 2020.

Iran HRM ka raportuar më 15 nëntor mbi arrestimin e disa mbështetësve të tjerë të PMOI/MEK në Kermanshah, Yazd dhe Teheran.

Agjentët e Departamentit të Inteligjencës të Songhor, në provincën Kermanshah, kanë bastisur e plaçkitur rezidencat e disa ish të burgosurve politikë më 11 nëntor 2020. Gjithashtu kanë arrestuar Saeed Asghari, Saeed Samimi, dhe Kasra Bani Amerian dhe i kanë çuar ata në Pavijonin 4 të burgut Evin në Teheran, pas disa orësh marrje në pyetje. Për këta persona nuk kishte dalë asnjë thirrje për të raportuar në burg.

Lajme të tjera tregojnë se edhe të burgosurin politik Hamid Sharif e kanë arrestuar në mes të nëntorit dhe e kanë çuar në pavijonin 4 të burgut Evin. Gjykata Revolucionare e kishte dënuar atë me një vit burg.

Një tjetër i burgosur politik me emrin Sina Zahiri është thirrur për t’u paraqitur në burgun Evin më 14 nëntor, për të filluar dënimin e tij pesë-vjeçar.

Iran Human Rights Monitor i bën thirrje Kombeve të Bashkuara dhe raportuesve specialë, sidomos Raportuesit Special mbi Iranin dhe Komisioneres së Lartë Michelle Bachelet që të dërgojnë një delegacion ndërkombëtar në Iran për të vizituar burgjet e Iranit dhe sidomos për t’u takuar me të burgosurit politikë.