Sunday, February 5, 2023

Punëtori iranian djeg veten si protestë për faktin që nuk mund të paguante për trajtimin mjekësor të së ëmës

 

 

Një punëtor iranian është vetë-flijuar jashtë Sindikatës së Punëtorëve në Kermanshah të Iranit perëndimor më 18 nëntor, si protestë ndaj ndërprerjes së sigurimit të tij shëndetësor dhe pamundësisë për të paguar për trajtimin e kancerit të së ëmës.

Punëtorin 45-vjeçar e transferuan në spital por ai vdiq nga një arrest kardiak për shkak të djegieve të rënda që kishte pësuar, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Mehr.

Më 20 nëntor, kryetari i Organizatës së Sigurimeve Shoqërore në Kermanshah, Iman Bious, tha se ky person ishte paraqitur në Shoqatën e Punëtorëve të Ndërtimit në Kermanshah për të kërkuar një zgjatje të afatit të sigurimit të tij shëndetësor, por pasi kishte debatuar me sekretarin e shoqatës, kishte kërcënuar të digjte veten.

“Personi kishte aplikuar për një rinovim të sigurimit të tij shëndetësor dhe për zgjatje të anëtarësimit të tij si punëtor ndërtimi, por ia kishin mohuar kërkesën pasi ai mbante veshur një uniformë mekaniku,” tha Bious.