Wednesday, February 8, 2023

Regjimi Iranian Pretendon se i Ka Falur Protestuesit e Burgosur: Një Gënjeshtër për të Fshehur Krimet e Tij

 

mek, Iran, navid afkari, salehiMostafa Salehi (majtas), Navid Afkari (djathtas)

Gholam-Hossein Ismaili, zëdhënësi i Drejtësisë së regjimit iranian, shpalli të martën se kanë falur 157 të ashtu-quajtur “të dënuar për çështje sigurie.” Kjo është një masë e dëshpëruar e regjimit, në vigjilje të protestave madhore të Iranit nëntorin e shkuar, për ta qetësuar shoqërinë e trazuar.

“Në evolucionin e amnestisë dhe amnestive të propozuara, sidomos në amnestinë e fundit, baza e punës së ekspertëve është një rishikim i detajuar i çështjeve gjyqësore, monitorimi i veprimeve dhe sjelljes së të dënuarve gjatë dënimit në komisionet provinciale dhe qendrore të amnesitsë dhe duke konsideruar që në procesin e amnestisë të sigurohet që të dënuarit janë penduar dhe rehabilituar,” tha Esmaili gjatë një konference për shtyp të transmetuar në televizionin shtetëror të martën.

“Sepse në raste të tilla ku punojnë ekspertët, shohim që ata të cilëve u janë falur dënimet rrallë kryejnë krim përsëri, ose nuk kryejnë krim më kurrë,” shtoi Esmaili.

Puna e ekspertëve të cilës i referohet Esmaili është trajtimi çnjerëzor i të burgosurve nga regjimi, sidomos i atyre që janë arrestuar gjatë protestave madhore të Iranit në 2018 –ën dhe 2019-ën.

Kohët e fundit, Amnesty International ka publikuar një raport tronditës me titull “Duke Shkelur Njerëzimin,” ku jep detaje për torturat dhe keqtrajtimet e përdorura nga agjentët e regjimit kundër protestuesve të arrestuar.

“Tortura është përdorur për t’i ndëshkruar, frikësuar dhe poshtëruar të burgosurit. Gjiithashtu, është përdorur rregullisht për t’i detyruar të burgosurit të bëjnë “rrëfime” dhe deklarata inkriminuese, jo vetëm për përfshirjen e tyre në protesta, por gjithashtu për lidhjet e tyre të supozuara me grupe opozitare, mbrojtës të të drejtave njerëzore, media jashtë Iranit, si dhe me qeveri të huaja,” lexon raporti i Amnesty.