Wednesday, February 1, 2023

Raporti Mujor i Iran HRM: Regjimi i Mullahëve i Ka Shtuar Shkeljet ndaj të Drejtave në Vigjilje të Përvjetorit të Protestave të Iranit31

“Tetori shpalosi përqasjen e dhunshme të Forcave të Sigurisë së Shtetit ndaj qytetarëve iranianë, të cilët madje janë torturuar në publik,” shkruan Monitoruesi i të Drejtave Njerëzore në Iran (Iran HRM) në raportin e tij mujor të tetorit lidhur me abuzimet e vazhdueshme të të drejtave njerëzore në Iran.

Në vigjilje të përvjetorit të protestave kombëtare të Iranit në nëntor 2019, të cilat i shkundën themelet e regjimit, regjimi i ka shtuar masat shtypëse për ta qetësuar shoqërinë e trazuar. “Kjo vjen paralelisht me faktin që regjimi klerikal po i zgjeron planet e tij represive për ta vënë nën kontroll pakënaqësinë shoqërore gjithnjë në rritje, veçanërisht në vigjilje të përvjetorit të protestave të nëntorit 2019,” shkruan Iran HRM lidhur me këtë çështje.

Videot ku shfaqet Mehrdad Sepehri, një i ri në Mashhad të Iranit veri-lindor, të cilin e qëllonin me gaz lotsjellës deri në vdekje, kanë tronditur botën.

“Më 18 tetor, forcat SSF e lidhën një djalë të ri, Mehrdad Sepehri, në një shtyllë në rrugë në qytezën Hojjat në Mashhad. E torturuan atje në rrugë duke përdorur armë trullosëse dhe gaz lotsjellës, gjë që çoi në vdekjen e tij,” shkruan Iran HRM.