Friday, July 26, 2024

Regjimi i Iranit i Merr Peng Jetët e Njerëzve duke Mos Siguruar Vaksinën e Covid-19 dhe duke Fajësuar Sanksionet

 

Ndërkohë që mediat shtetërore dhe zyrtarët e shëndetësisë të Iranit paralajmërojnë për një numër në rritje të viktimave të Covid-19, regjimi refuzon të sigurojë vaksina për t’ua shpëtuar jetën njerëzve. Përkundrazi, ai ua merr jetën peng popullit për të arritur qëllimin e tij politik.

Regjimi vazhdon të luajë me jetën e njerëzve, ndërkohë që numri i vdekjeve nga Covid-19 i afrohet me shpejtësi shifrës 200,000, bazuar në raportet e mbledhura nga grupi kryesor opozitar i Iranit, Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI or MEK).

“Me një masë të nxituar, mund të rikthehemi sërish aty ku ishim. Kufizimet e karantinës do të vazhdojnë edhe në javët në vijim pasi gjendja në Teheran është portokalli, dhe duhet të ecim përpara me më shumë kujdes,” tha të hënën Alireza Zali, kreu i Taskforcës së Covid-19 në Teheran, sipas të përditshmes shtetërore Hamshahri.

Kur vaksina e Covid-19 u bë zyrtarisht e disponueshme, zyrtarët, duke përfshirë presidentin e regjimit Hassan Rouhani, pretenduan se sanksionet e Shteteve të Bashkuara nuk e lejojnë Iranin të blejë vaksina.

Por kur kreu i Bankës Qendrore të Iranit Abdolnasser Hemmati, më 7 dhjetor, fajësoi sanksionet për vonesën e regjimit në importimin e vaksinave të Covid-19 përmes sistemit të pagesave COVAX, i cili menaxhohet bashkërisht nga Aleanca e Vaksinave me bazë në Gjenevë, Gavi, dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Gavi e refuzoi menjëherë këtë pretendim.

Zëdhënësi i Gavi-t tha se nuk ka asnjë “barrierë ligjore” ndaj sigurimit të vaksinave nga Irani përmes COVAX, pasi Zyra e Thesarit Amerikan për Kontrollin e Aseteve të Huaja ka lëshuar një liçencë që mbulon prokurimin e vaksinave të koronavirusit.