16 prill 2020
Khorramabad, lagjja Falakedin – 15 prill 2020
Raportet dhe filmimet nga Irani tregojnë se të mërkurën, forcat represive të regjimit iranian kanë sulmuar dhe ua kanë shembur shtëpitë të varfërve në provincën Khorramabad të Iranit perëndimor. Kjo ka ndodhur në mesin e krizës së koronavirusit, i cili deri tani ua ka marrë jetën afërsisht 30,000 njerëzve.
Të martën, prokurori i Khorramabad sulmoi lagjen e varfër Falak-e-din dhe nisi t’i shembë shtëpitë që këta njerëz të varfër i kishin ndërtuar me mjetet e veta pas dëmtimeve nga përmbytjet. Pas këtij sulmi vijuan një seri përplasjesh mes forcave të sigurisë dhe banorëve që po përpiqeshin të mbronin shtëpitë e tyre. Forcat e regjimit filluan t’i godisnin egërsisht banorët dhe lënduan disa të moshuar nën rrënojat e shtëpive.