Rezistenca Iraniane Paralajmëron për Rritjen e Rrezikut për të Burgosurit Politikë

510

Iran: Intensifying Pressure on Political Prisoners16 prill 2020

Të martën, Shoqata e Korrespondentëve të Akredituar në Kombet e Bashkuara (ACANU), organizoi një seminar online për të diskutuar situatën në burgjet e Iranit, dhe sidomos në godinat ku mbahen të burgosurit politikë, gjatë pandemisë së koronavirusit. Ky event theksoi fshehjen e përgjithshme të fakteve lidhur me infektimet dhe kushtet në këto burgje, si dhe rastet specifike të fshehjes së fakteve lidhur me rebelimet e organizuara nga disa grupe të burgosurish që janë të shqetësuar nga rrezikut i koronavirusit të ri.

Në këtë seminar foli një ish i burgosur politik iranian i cili ia doli të arratisej nga vendi vitin e shkuar ndërkohë që ishte në lirim me kusht. 31-vjeçari ishte mbajtur për muaj të tërë në izolim për faktin se kishte shfaqur në publik një foto të udhëheqëses së opozitës iraniane, Maryam Rajavi. Gjatë asaj kohe, ai ka parë kushte që pa dyshim e kanë përgatitur terrenin për përhapjen e shpejtë të një sëmundjeje kaq të rrezikshme sa Covid-19.

Tregimet e këtij ish të burgosuri për qelitë e ndyra, mbipopullimin e rëndë, mohimin e trajtimit mjekësor dhe mungesën e sapunëve e produkteve të pastrimit janë vërtetuar nga një numër raportesh të kohëve të fundit mbi burgjet në të cilat kanë ndodhur rebelimet lidhur me koronavirusin. Seminari vuri në dukje se përhapjet e sëmundjeve ngjitëse kanë ndodhur rëndom në këto burgje që përpara fillimit të pandemisë globale. Kjo gjë natyrisht hedh dyshime të mëdha mbi përpjekjet e hershme të regjimit iranian për të mohuar përhapjen e Covid-19 në sistemin e burgjeve.