Nxiten OKB dhe aktivistët e të drejtave njerëzore dhe të fëmijëve që të marrin masa urgjente për të siguruar lirimin e protestuesve të arrestuar
Si dhe një vizitë nga një mision ndërkombëtar i gjetjes së fakteve me të burgosurit, sidomos të burgosurit politikë, në Iran
Të enjten, gjykata e regjimit klerikal në Shiraz dënoi tetë nga të arrestuarit e Kryengritjes së Nëntorit me 30 vite burg, 296 goditje me kamxhik, dhe gjoba të rënda. Ata janë akuzuar për “prishje të rendit publik dhe pjesëmarrje në shkatërrimin e pasurisë publike.”
Mes të arrestuarve janë edhe një fëmijë 13-vjeçar dhe një adoleshent 17-vjeçar, të dy të dënuar me tre vite burg.
Sipas raporteve, ithtarët e regjimit klerikal i torturojnë brutalisht protestuesit e arrestuar për t’i detyruar ata t’i pranojnë akuzat.