
Arzhang Davoodi, 67 vjeç, ka qenë në burg për 17 vite që në vitin 2003, për akuza të fabrikuara, të tilla si “ofendim ndaj Khamenei-t,” dhe është në një gjendje kritike shëndetësore. Ithtarët e regjimit kanë ndërmend ta torturojnë deri në vdekje për shkak të rezistencës dhe qëndresës së tij të vazhdueshme. Fillimisht, atë e kishin dënuar me 15 vite burg dhe pesë vite privim nga të drejtat shoqërore dhe deportim në burgjet e Iranit jugor. Më pas e kanë transferuar në burgun Zabol. Kur i mbaroi dënimi, dosja e tij u rihap dhe ai u dënua me pesë vite të tjera burg, i akuzuar për mbështetje ndaj Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK).





