Wednesday, February 1, 2023

Iran: Përditësim Lidhur me Koronavirusin, Mbi 98,900 Vdekje, 4 Shtator 2020

 

NUMRI I VIKTIMAVE TË KORONAVIRUSIT (DERI MË 4 shtator 2020):

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI-MEK) shpalli mbasditen e sotme, më 4 shtator 2020, se Koronavirusi ua ka marrë jetën mbi 98,900 njerëzve në 410 qytete të Iranit. Numri i vdekjeve në provinca të ndryshme është: 24,055 në Teheran, 4475 në Isfahan, 4355 në Lorestan, 2813 në Alborz, 2781 në Fars, 1297 në Semnan, 840 në Ilam, dhe 697 në Chaharmahal dhe Bakhtiari. Kjo është përveç raporteve të marra nga provincat e tjera.