Fashizmi Fetar në Pushtet Var 11 Njerëz në Gohardasht, Kermanshah, Sanandaj, Dastgerd

586

22 prill 2020

Iran: Karaj, Gohardasht prisonIran: Karaj, burgu Gohardasht

Maryam Rajavi: Për të terrorizuar njerëzit dhe për ta marrë nën kontroll situatën, mullahët kanë nisur ekzekutimet

Thirrje komunitetit ndërkombëtar që të veprojë për t’i ndalur ekzekutimet, për të siguruar lirimin e të burgosurve, dhe për të parandaluar një katastrofë humanitare

Me ardhjen e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe ndërkohë që koronavirusi përhapet nëpër burgje, fashizmi fetar në pushtet ka nisur një valë të re varjesh në mbarë vendin. Të mërkurën më 22 prill, regjimi vari të paktën 11 të burgosur në burgjet Gohardasht, Kermanshah, Sanandaj dhe Dastgerd (Isfahan).

Në Sanandaj është varur Loqman Ahmadpour, 30 vjeç, nga qyteti Baneh. Një ditë më parë, të burgosurin rebel Shayan Saeedpour, 17 vjeç në kohën e arrestimit, e transferuan nga burgu i Sanandaj në Saqqez, ku më pas e varën. Pesë të burgosur të tjerë në Sanandaj janë në pritje të ekzekutimit.

Mëngjesin e sotëm, shtatë të burgosur u varën në masë në burgun Gohardasht. Njëri prej viktimave kishte qenë në burg që në fillim të viteve 1990. Njëkohësisht, dy të burgosur të rinj janë varur në Dastgerd (Isfahan), dhe një i burgosur është varur në Kermanshah.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), theksoi se regjimi i mullahëve nuk ka sjellë gjë tjetër për Iranin dhe iranianët përveç shtypjes, ekzekutimeve, varfërisë, dhe korrupsionit. Ajo tha, në mënyrë që ta frikësojë e terrorizojë publikun dhe ta vërë nën kontroll situatën në mesin e krizës së koronavirusit; regjimi po i ekzekuton të burgosurit në vend që t’i lirojë ata.

Znj. Rajavi i bëri thirrje sërish komunitetit ndërkombëtar, sidomos Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Komisioneres së Lartë për të Drejtat e Njeriut dhe Këshillit të të Drejtave të Njeriut, si dhe Raportuesve të OKB-së për të Drejtat e Njeriut e organizatave të tjera të të drejtave njerëzorre që të ndërhyjnë menjëherë për t’i ndalur ekzekutimet, për të siguruar lirimin e të burgosurve, dhe për të parandaluar një katastrofë humanitare në burgjet e regjimit.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

22 prill 2020