Sunday, January 29, 2023

Largimi Masiv i Trurit nga Irani dhe Roli i Mullahëve në Të

 

Under the rule of the mullahs, Iran has become a record holder in elite students leaving the countryNën sundimin e mullahëve, Irani tashmë mban rekordin në largimin e studentëve elitarë nga vendi

Që kur mori pushtetin në 1979-ën në Iran, regjimi i mullahëve e ka shkatërruar vendin dhe popullin e Iranit. Përveçse kanë plaçkitur pasuritë kombëtare, kanë shtypur popullin, dhe i kanë zhytur njerëzit në moçalin e varfërisë, politikat e gabuara të mullahëve kanë shkaktuar edhe një largim masiv të trurit.

Regjimi i ka vënë nën një presion dhe varfëri kaq të madhe studentët dhe ekspertët elitarë, saqë ata nuk kanë zgjedhje tjetër veçse të largohen nga vendi. Largimi i trurit nga Irani po rritet vit pas viti. Çdo vit largohen nga vendi 150,000 deri në 180,000 elita dhe specialistë, dhe për sa i përket largimit të trurit, Irani nën regjimin e mullahëve renditet i pari në botë. Në elitat që largohen nga Iranit përfshihen profesorët e universiteteve dhe ekspertët.

Kjo krizë ka arritur deri në atë pikë sa mediat shtetërore dhe zyrtarët e regjimit detyrohen t’i pohojnë disa aspekte të saj.

Gjatë seancës së hapur të parlamentit më 7 mars, ku u diskutua mbi buxhetin e qeverisë për Vitin e Ri pers 1400, Reza Monadi, deputet nga Azerbaixhani Lindor dhe kryetar i Komisionit të Arsimit dhe Kërkimit, e pohoi krizën e largimit të trurit në Iran.

“Nga marsi 2019 deri në mars 2020, nga Irani janë larguar rreth 900 profesorë. Një profesor me 40 vite eksperiencë paguhet me 140 milion rial [$560 sipas kursit të këmbimit të dollarit në tregun e lirë] çdo muaj. Ndërsa një anëtar i bordit menaxhues [të universitetit] merr 500 milion rial [$2,000] në muaj. A është e mundur të krahasohen këto të dyja?” tha Monadi.

Hadi Beiginejad, një tjetër deputet i regjimit, iu referua një raporti që Ministri i Arsimit ia kishte treguar kryetarit të Organizatës iraniane të Buxhetit dhe Planifikimit, Mohammad Bagher-Nobakht, raport ku thuhet: “Disa qindra profesorë universitetesh janë larguar nga vendi gjatë këtyre muajve të fundit.”

“Do të doja të sillja në vëmendjen e kolegëve të mi largimin masiv të trurit dhe emigrimin e të rinjve nga vendi. Ky është një nga problemet serioze të Iranit aktualisht. Po përballemi me zhvlerësimin e monedhës kombëtare. Si rrjedhojë, ndonëse kanë arritur majat [akademike] pas 20 vitesh eksperiencë, të ardhurat e tyre janë më pak se $1,000. Kurse vendet fqinje u ofrojnë nga $10,000 deri në $15,000 profesorëve të universiteteve dhe elitave,” tha Anoushirvan Mohseni-Bandpei, një tjetër deputet i regjimit.