30 prill 2020
Gjeneral Brigade i IRGC-së, Abolfazl Shekarchi, zëdhënësi për forcat e armatosura të regjimit iranian
Shpërthimi i Koronavirusit në Iran ua ka marrë jetën gati 38,000 njerëzve për shkak të fshehjes së fakteve dhe mosveprimit nga ana e regjimit. Në vend që t’i ndihmojë njerëzit, regjimi iranian i arreston ata që ekspozojnë realitetin e COVID-19 për atë që e quan “përhapje thashethemesh.”
Në vende të tjera, përveç transparencës së qeverisë, individët që informojnë të tjerët për një krizë të tillë si koronavirusi nderohen si heronj. Në Iran nuk ndodh kështu.
Gjeneral Brigade Abolfazl Shekarchi, zëdhënësi i forcave të armatosura të regjimit, tha për televizionin shtetëror më 29 prill: “Rreth 3,600 njerëz që kishin postuar thashetheme në hapësirën virtuale janë arrestuar nga Forcat e Sigurisë së Shtetit (SSF) dhe Bassij. Armiqtë tanë vazhdojnë me antagonizmin e tyre, dhe kanë agjentë brenda vendit të cilët ndjekin politikat e tyre.”
Më 5 mars, kreu i policisë kibernetike të regjimit iranian (FATA) shpalli arrestimin e 121 iranianëve për “përhapje thashethemesh” rreth koronavirusit. Raportohet gjithashtu se regjimi ka kërcënuar personelin mjekësor që të mos i publikojë statistikat e sakta të rasteve dhe vdekjeve nga koronavirusi.
Më 17 prill, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) zbardhi direktivat konfidenciale të Qendrës së Komandës së regjimit iranian për Komunikimet dhe Sigurinë e Zbatimit të Ligjit (ICT). Ky dokument lexon: Ndalim anëtarësimi në çfarëdo grupi armiqësor (në Internet) të lidhur me rryma devijante anti-revolucionare dhe politike,” mos jepni “informacione organizacionale,”“informacione që shkaktojnë tension në popullsi apo midis popullit dhe forcave të armatosura e qeverisë” dhe”“informacione që shkaktojnë tension midis organizatave të forcave të armatosura.“