Tuesday, January 31, 2023

Iran: Shemben Shtëpitë e Njerëzve të Varfër në Fshatin Abolfazl dhe Qëllohen me Plumba e Gaz Lotsjellës Protestuesit

 

Iran Protests, MEKFshati Abolfazl në Iran

Të mërkurën, 26 gusht 2020, forcat represive të regjimit tentuan të shkatërronin shtëpitë e fshatarëve të varfër në Abolfazl në distriktin Kianshahr në Ahvaz. Ata i sulmuan fshatarët që po protestonin për të mos lejuar shkatërrimin e shtëpive të tyre. Forcat represive përdorën armë Winchester BB dhe gaz lotsjellës. Të paktën 10 banorë, duke përfshirë disa fëmijë, janë plagosur, dhe dhjetëra njerëz janë arrestuar.

Disa dekada më parë, toka mbi të cilën është ndërtuar ky fshat nuk kishte shumë vlerë. Por pas zgjerimit të qytetit Ahvaz dhe rritjes së çmimit të tokës në këtë zonë, i ashtu-quajturi Fondacioni Mostazafan (Fondacioni i të Shtypurve), i cili është nën mbikëqyrjen direkte të Khamenei-t, ka pretenduar se e ka nën pronësi këtë tokë dhe ka kërkuar dëbimin e fshatarëve. Kjo ndërkohë që, sipas mediave shtetërore, rreth 300 familje kanë katër dekada që jetojnë në këtë fshat.

Sipas të përditshmes Shargh, sot, “Banorët e fshatit Abolfazl, i cili ka një sipërfaqe totale toke prej ​​25 hektarësh, kanë dokumente që tregojnë se, nga viti 1985 deri në vitin 1991, një pjesë e fshatarëve përmes projektit Salman, kishin të drejta bujqësore për ujë për rritjen e grurit, elbit dhe perimeve. Por pas prishjes së nën-kanalit për ndërtimin e qytetit të quajtur Zardasht, furnizimi me ujë iu ndalua. Ky dokument tregon se fshatarët kanë një histori pothuajse 40-vjeçare të jetesës në këtë zonë, por Fondacioni për të Shtypurit e ka deklaruar veten pronar të tokës së tyre dhe e ka ndaluar ofrimin e shërbimeve dhe kodeve rurale për ta.”