Thursday, March 28, 2024

Konferencë Ndërkombëtare Online në fillimin e vitit të 56-të që nga themelimi i MEK

 

Të shtunën, më 5 shtator, përfaqësues nga mbi 300 komunitete iraniane nga e gjithë bota deklaruan mbështetjen e tyre për kryengritjet e popullit iranian për të përmbysur regjimin e mullahëve, si dhe mbështetjen për grupin kryesor opozitar, Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK).

Në këtë konferencë online, e cila koinçidoi me fillimin e vitit të 56-të që nga themelimi i MEK, morën pjesë përfaqësues të komuniteteve iraniane nga e gjithë Europa, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, dhe Australia.

Në këtë program, komunitetet iraniane nga e gjithë bota u lidhën me Ashraf 3, shtëpinë e mijëra anëtarëve të MEK në Shqipëri.

Badri Pourtabakh, Zëvendës Sekretare e Përgjithshme e PMOI/MEK

 

Badri Pourtabakh, Zëvendës Sekretare e Përgjithshme e PMOI/MEK, e nisi konferencën duke thënë: “Respektet dhe homazhin tonë më të thellë për themeluesit e kësaj organizate. Ata hapën një shteg të ri në historinë e kombit tonë. Shtegun e luftës kundër diktaturës dhe fondamentalizmit. Emrat e tyre do të shndrisin përgjithmonë në historinë tonë.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane, dhe Znj. Zahra Merrikhi, Sekretarja e Përgjithshme e MEK, ishin folëset kryesore.

Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane

 

Në një pjesë të fjalimit të saj, Znj. Rajavi tha:

“I nderojmë themeluesit e mëdhenj të MEK, Mohammad HanifnejadSaeed Mohsen, dhe Asghar Badizadegan, të cilët morën iniciativën për këtë zhvillim historik.

“Sa frymëzues është fakti që udhëheqësi i Rezistencës Iraniane Massoud Rajavi e riktheu në jetë dhe e rigjallëroi këtë organizatë pavarësisht goditjeve dërrmuese të dy diktaturave, duke e udhëhequr atë drejt kulmit të betejës së saj kundër mullahëve reaksionarë.

“Edhe sot, po shohim që regjimi klerikal po e pranon në një mijë mënyra të ndryshme se problemi kryesor i tij është struktura e PMOI/MEK. Kështu që kjo organizatë duhet të asgjësohet dhe t’i pritet koka në mënyrë që të garantohet mbijetesa e regjimit. Ky është objektivi i përbashkët që ndjekin të gjithë mercenarët e regjimit.

“Kryengritjet në Iran që nga dhjetori 2017 e deri më sot e demonstrojnë qartë që protestat janë skena e mbështetjes publike për pikëpamjet dhe politikat e PMOI/MEK, sidomos tek brezi i ri. Ato janë gjithashtu vendi ku PMOI/MEK bën progres dhe ku Njësitë e Rezistencës i shtojnë veprimtaritë e tyre.

“Sot, Iranin e kanë pllakosur varfëria, represioni, dhe pandemia e koronavirusit. Hendeqet ekonomiko-shoqërore nuk kanë qenë kurrë më të mëdha. Makineria shtypëse nuk ndalon për as edhe një sekondë në mbrojtjen e regjimit fashist fetar të mullahëve. Drejtësia e regjimit i lëshon me breshëri dënimet me vdekje.
“Të frymëzuar nga sakrificat e mijëra dëshmorëve të PMOI, trazirat e rebelimet po mbijnë në mbarë Iranin. Kryengritjet janë në horizont,
“Nga Beiruti në Basra, në Najaf e në Karbala, regjimi klerikal gjendet në një tokë moçalore. Të rinjtë në Beirut thërrasin: Ata duhet të largohen të gjithë!
“Dhe të rinjtë në Irak u vënë zjarrin qendrave e bazave të regjimit të lig të mullahëve e mercenarëve të tyre dhe thërrasin: Irani (regjimi) duhet të largohet!
“Por, teksa PMOI/MEK fillon vitin e 56-të të ekzistencës së saj, regjimi klerikal gjendet i ngecur në një rrugë qorre, dhe vuan nën krizat politike, ekonomike dhe ndërkombëtare.

Zahra Merrikhi, Sekretarja e Përgjithshme e PMOI-MEK

Zahra Merrikhi, Sekretarja e Përgjithshme e MEK, duke shtjelluar historinë e MEK dhe të qëndresës sa kësaj organizate në katër dekadat e fundit, tha:

“Jo pa arsye liderët e regjimit paralajmërojnë vazhdimisht për zgjerimin e mbështetjes popullore për MEK dhe për rolin e luajtur nga Njësitë e Rezistencës të MEK në organizimin e kryengritjes dhe protestave anti-qeveritare. Mullahët e dinë më mirë se kushdo tjetër se janë mposhtur në çdo aspekt të betejës së tyre kundër MEK, dhe se nuk është larg dita kur populli iranain do të ngrihet dhe do t’i rrëzojë ata. Dhe është e vërtetë, populli iranian dhe Rezistenca, e udhëhequr nga MEK, do ta përmbysë regjimin dhe asgjë nuk mund ta pengojë këtë.”

Në këtë konferencë, mbi 50 përfaqësues të komuniteteve iraniane folën në mbështetje të MEK dhe deklaruan se populli iranian dëshiron ndryshim regjimi dhe vendosjen e demokracisë e lirisë në Iran. Ata theksuan gjithashtu se, “mbështetja për MEK dhe Njësitë e Rezistencës të MEK që kanë punuar fort për ndryshimin e regjimit është detyrë kombëtare e çdokujt që e ka përzemër lirinë e Iranit.”

Në një pjesë të deklaratës së përbashkët të komuniteteve iraniane në mbarë botën, lexohet:

Deklarata e komunitetit iranian konkludon se “zgjidhja përfundimtare për krizën iraniane është përmbysja e regjimit klerikal nga populli iranian dhe rezistenca iraniane. Komuniteti ndërkombëtar duhet ta njohë të drejtën e popullit iranian për të luftuar kundër fashizmit fetar dhe për të vendosur demokracinë dhe sundimin e popullit në Iran. Mbështetja për MEK dhe Njësitë e Rezistencës të MEK që kanë punuar fort për ta ndryshuar regjimin, është detyrë kombëtare e çdokujt që është i përkushtuar ndaj lirisë së Iranit. Plani me dhjetë pika i Znj. Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës, për Iranin e së ardhmes, i bazuar në një republikë pluraliste të mbështetur në ndarjen e fesë nga shteti, barazinë midis burrave dhe grave, lirinë e shprehjes dhe besimit, barazinë dhe të drejtat e të gjitha kombësive e ndjekësve të të gjitha feve, dhe një Iran jo-bërthamor, thekson garancinë e demokracisë në Iran dhe të paqes e miqësisë në rajon e në botë.”