Friday, July 26, 2024

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi Shkon në mbi 32,800 në 294 Qytete

Iran: Coronavirus outbreak and increase of fatalities continue.20th April 2020

Maryam Rajavi nxit komunitetin ndërkombëtar të veprojë për të ndalur ekzekutimet dhe për të siguruar lirimin e të burgosurve në mënyrë që të parandalohet një tragjedi humanitare

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) shpalli të hënën, më 20 prill 2020, se numri i viktimave nga Koronavirusi në 294 qytete të Iranit e ka tejkaluar shifrën 32,800. Numri i viktimave në Teheran është 5,550, Khorasan Razavi 2,595, Mazandaran 2,170, Khuzestan 1,450, Azerbaixhan Lindor 1,240, Azerbaixhan Perëndimor 990, Lorestan 738, Provinca Qendrore 510, Bushehr 250, dhe Kohgiluyeh e Boyer-Ahmad 185.

Sipas raporteve nga personeli mjekësor dhe dëshmitarët në spitale, si dhe nga zyrtarët e varrezave, numri i pacientëve me Koronavirus në Urmia, Bukan, Sardasht, dhe Piranshahr është rritur ditët e fundit. Anëtarët e personelit të varrezave në Urmia, të cilët punojnë njëzet e katër orë, shtatë ditë të javës, janë nën një presion shumë të madh. Në Tabriz, shumë pacientë kanë vdekur në shtëpitë e tyre. Sipas udhëzimeve të regjimit, disa mjekë kanë nxjerrë certifikata varrimi ku si shkak i vdekjes deklarohen sëmundje të tjera e jo Koronavirusi. Ka disa raste madje ku nuk e kanë informuar as Ministrinë e Shëndetësisë. Gjatë dy ditëve të fundit, të paktën 30 njerëz janë varrosur në mënyrë të ngjashme në Tabriz. Spitalet Razi dhe Imam Reza, Shohada, dhe Sina në Tabriz janë plot me pacientë të infektuar me Koronavirus. Njerëzit kanë frikë se, me hapjen e trafikut ndër-provincial, numri i pacientëve dhe vdekjeve do të rritet në mënyrë të konsiderueshme.

Ndërkohë po shtohen frikërat nga kryengritjet popullore dhe thirrjet drejtuar qeverisë që t’i shfrytëzojë fondacionet e mëdha të kontrolluara nga Ali Khamenei dhe IRGC. Sot, Parvaneh Salahshouri, deputete e parlamentit të regjimit, tha për agjencinë shtetërore të lajmeve ILNA: “Duhet të bëhet e qartë nëse institucionet si Fondacioni Mostazafan (Abased), emri i të cilave nënkupton të varfrit e nevojtarët, janë të gatshme të bëjnë diçka për këta sektorë… Fare pak ka mbetur nga besimet fetare, pasi sot nuk po i zbatojmë urdhrat dhe vlerat fetare. Në rrethanat aktuale, elitat sunduese duhet t’i ofrojnë popullit gjithçka që kanë. Sigurisht, asetet publike nuk kufizohen vetëm me rezervat shtetërore; ka kompani me të ardhura gjigante që nuk mbikëqyren nga asnjë autoritet. Z. Naghavian ka thënë njëherë në një intervistë se këto kompani zotërojnë 60 % të buxhetit të vendit. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë duhej ta kishim menduar këtë gjë më herët.”

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), tha: Regjimi i mullahëve nuk ka sjellë gjë tjetër përveç shtypjes e ekzekutimeve. Për ta frikësuar e terrorizuar publikun, si dhe për ta vënë nën kontroll situatën, ai i ekzekuton të burgosurit në vend që t’i lirojë ata.

Znj. Rajavi e nxit sërish komunitetin ndërkombëtar, sidomos Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Komisioneren e Lartë për të Drejtat e Njeriut, Këshillin e të Drejtave të Njeriut, raportuesit përkatës të OKB-së, si dhe organizata të tjera të të drejtave njerëzore, që të ndërhyjnë menjëherë për t’i dhënë fund ekzekutimeve, për të siguruar lirimin e të burgosurve, dhe për të parandaluar një katastrofë madhore humanitare nëpër burgje.