20 prill 2020
Një nga burgjet e regjimit iranian në Teheran
Është identifikuar emri i një të burgosuri tjetër të vrarë nga forcat e sigurisë së regjimit iranian gjatë kryengritjeve në burgjet e Ahvaz. Fakti që regjimi i vret të burgosurit që protestojnë me të drejtë për t’u liruar nga burgu në mesin e pandemisë së koronavirusit zbulon natyrën e vërtetë e çnjerëzore të regjimit.
Që nga shpërthimi i koronavirusit në Iran, regjimi iranian ka ndjekur një politikë të dyfishtë. Në Iran, përmes fshehjes së fakteve, mosveprimit, dhe tani duke i detyruar njerëzit t’i rikthehen punës në mesin e krizës së koronavirusit, e përdor koronavirusin si mjet represioni. Jashtë Iranit, mullahët dhe apologjetët e tyre nxjerrin lot krokodili për popullin iranian dhe i përshkruajnë sanksionet amerikane si arsyeja e vdekshmërisë së lartë nga COVID-19.
Vetëm mënyra se si regjimi po e trajton krizën e koronavirusit në burgje i diskrediton pretendimet e rreme të regjimit se gjoja ka bërë gjithçka për ta ndihmuar popullin dhe se “sanksionet” po e pengojnë ndihmën që regjimi jep “me gjithë zemër.”