Përditësim mbi burgjet e Iranit: Përhapet koronavirusi, ndërpritet kontakti me të burgosurit

497

The novel coronavirus is spreading dangerously among Iran’s prisonKoronavirusi i ri po përhapet rrezikshëm nëpër burgjet e Iranit

Analizë nga PMOI/MEK  

Iran, 14 prill 2020—Raportet nga qytete të ndryshme të Iranit japin një pamje shumë shqetësuese të përhapjes së koronavirusit të ri në burgjet e regjimit. Njëkohësisht me përhapjen e COVID-19 në Burgun Qendror të Zahedan në provincën Sistan & Baluchistan të Iranit jug-lindor, autoritetet ia kanë ndërprerë ujin këtyre të burgosurve gjatë javës së fundit, duke i lënë ata në kushte të tmerrshme të mungesës së higjienës. Në godina të ndryshme të këtij burgu janë parë shenja të koronavirusit, i cili ka lënë të vdekur një numër të burgosurish.

Numri i të burgosurve në këto godina është shumë herë më i madh sesa kapaciteti i tyre dhe ka raporte që tregojnë se të burgosurit vuajnë nga kequshqyerja. Të burgosurit janë në rrezik të madh për sa i përket krizës së koronavirusit që ka gllabëruar të gjithë vendin.