Monday, February 6, 2023

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi Shkon Mbi 150,700 në 465 Qytete

Shifrat e Ministrisë së Shëndetësisë thyejnë rekordin: 462 vdekje, 11,700 infektime të reja në 24 orët e fundit

  • Ndërkohë që funksionarët dhe ekspertët e regjimti kërkojnë një mbyllje të vendit për të paktën dy javë në mënyrë që të frenohet virusi, Taskforca Kombëtare e Koronavirusit (NCCT), e kryesuar nga Rouhani, e kundërshton një lëvizje të tillë.
  • Iraj Harirchi, zëvendës ministër i shëndetësisë: 65 rektorë të Shkollave Mjekësore kërkojnë që vendi të mbyllet për dy javë. Hapat e vegjël nuk janë zgjidhje në kulmin e epidemisë. (Televizioni Shtetëror, 10 nëntor 2020).
  • Massoud Mardani: Anëtar i Komitetit Shkencor të COVID19: Mbyllja duhet të implementohet plotësisht. Shpresojmë që të implementohet mbyllja dy javore e sugjeruar nga komiteti shkencor. (VANA News, 11 nëntor 2020).
  • Zëvendës Ministri i Shëndetësisë, Kohler: Situata është aq e rëndë saqë ekspertët besojnë se vendi duhet të mbyllet për të paktën dy javë. Por NCCT ka vënë kufizime 12-orëshe të cilat nuk po implementohen shumë mirë. (e përditshmja Hamshahri, 11 nëntor 2020).
  • Minoo Mohraz, anëtare e NCCT: Epidemia është shumë shqetësuese. Zgjidhja do të ishte të shpallnim një mbyllje totale për dy javë. Kostoja e trajtimit është e tmerrshme. Qeveria duhet t’ua paguajë një pjesë të kostos njerëzve që të rrinë në shtëpi. (IRNA, 11 nëntor 2020).
  • Një anëtar i Bordit Shkencor të Universitetit të Shiraz: E vetmja mënyrë për ta frenuar tendencën në rritje të virusit është një mbyllje e plotë dy-javore. (ISNA, 11 nëntor 2020).
  • Saeed Khal, Drejtor i Varrezave Behesht-e Zahra: Numri i vdekjeve të COVID19 ka arritur në 10 herë më shumë se shifra ditore krahasuar me vitet e mëparshme. Më përpara vinin 150 deri në 170 kufoma. Ndërsa tani vijnë mesatarisht 350 trupa. (Associated Press, 11 nëntor 2020).