Friday, March 29, 2024

Aktivistja Studente e Universitetit të Teheranit Dënohet me 6 Vite Burg

Tehran Student activist Soha MortezaeiStudentja aktiviste Soha Mortezaei është dënuar me gjashtë muaj burg për faktin se ka zhvilluar një demonstratë e vetme jashtë Universitetit të Teheranit në protestë ndaj faktit që i është ndaluar arsimimi për shkak të veprimtarive të saj politike.

Verdikti, i cili i është lajmëruar avokatit të Mortezaei, është marrë nga Gjykatësi famëkeq Abolqaem Salavati i Degës 15 të Gjykatës Revolucionare.

Seanca e fundit dëgjimore për çështjen e Mortezaei është mbajtur më 9 shtator, në Degën 15 të Gjykatës Revolucionare të Teheranit.

Ish-sekretare e këshillit të studentëve të Universitetit të Teheranit, Soha Mortezaei është arrestuar më 17 nëntor 2019 pasi kishte zhvilluar një protestë 21-ditore në universitet për të protestuar ndaj faktit që i ishte mohuar pranimi në një program doktorature për shkak të veprimtarive të saj.

Studentja aktiviste Soha Mortezaei ka një master në shkenca politike. Ajo fitoi të drejtën për t’u pranuar në programin e doktoraturës, pasi kishte fituar vendin e 10-të në renditjen e studentëve, por Ministria e Inteligjencës dhe departamenti i inteligjencës i Universitetit nuk e lejuan ta vazhdonte arsimimin, gjë që e shtyu aktivisten të zhvillonte një demonstratë e vetme jashtë bibliotekës së Universitetit të Teheranit për 21 ditë.