Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)
9 korrik 2020

Kjo përpjekje e dëshpëruar vjen pas dështimit të shpifjeve anti-MEK dhe një peticioni të rremë të firmosur nga 8,000 të ashtu-quajtur familjarë të anëtarëve të MEK, si dhe në vigjilje të Samitit Global për Lirinë e Iranit të Rezistencës Iraniane në solidaritet me kryengritjen e popullit iranian.
Më 28 qershor 2020, Komiteti i Sigurisë dhe Anti-terrorizmit i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit nxori një deklaratë në të cilën shpallte se, pas publikimit të një deklarate nga të burgosurit politikë e cila ekspozonte një agjent inteligjence të regjimit klerikal, u është bërë presion disa nënshkruesve të deklaratës dhe familjarëve të tyre, të cilët janë ngacmuar dhe frikësuar. Qëllimi ishte t’ia thyenin rezistencën të burgosurve dhe t’i detyronin ata të shprehnin pendim dhe të flisnin kundër MEK-ut dhe Rezistencës Iraniane.
Në reagimin e saj ndaj valës së re të arrestimeve të mbështetësve dhe familjarëve të anëtarëve të MEK, Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), i bëri thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe Komisioneres së Lartë për të Drejtat e Njeriut që të dërgojnë një delegacion ndërkombëtar për të vizituar burgjet e regjimit dhe për t’u takuar me të burgosurit e familjarët e tyre.





