Njëkohësisht me dhënien e dënimeve me vdekje dhe me burgim të gjatë për protestuesit e arrestuar, regjimi i mullahëve ka arrestuar të rinj dhe familjarë e mbështetës të Mujahedin-e Khalq (MEK/ PMOI) në pjesë të ndryshme të vendit. MEK ka shpallur detajet e shtatë personave të arrestuar së fundmi.
- Zeinab Hamrang, 45 vjeç, nga Ardabil, është arrestuar nga agjentë të inteligjencës në Khoy në shtator 2020, gjatë një udhëtimi për në Azerbaixhanin Perëndimor, dhe është transferuar në burgun Evin.
- Esmail Kazemzadeh, 61 vjeç, nga Sarab, ka qenë i burgosur për pesë vite në vitet 1960. Ai është arrestuar gjatë një sulmi ndaj shtëpisë së tij në Sarab nga forcat represive të regjimit më 16 gusht 2020.
- Vahid Papi, 35 vjeç, një saldator nga Andimeshk, është arrestuar në gusht 2020.
- Sedigheh Morsali, 55 vjeç, është arrestuar gjatë një sulmi nga forcat represive ndaj shtëpisë së saj në Qom në gusht 2020. Sedigheh Morsali është motra e dëshmorit të MEK, Ali Morsali, i cili është ekzekutuar në vitin 1981.
- Aqdas Pour-Eshraq, një mësuese 64-vjeçare, është arrestuar në Narmak të Teheranit më 26 gusht, dhe po mbahet aktualisht në pavijonin 209 të burgut Evin. Ajo është motra e dëshmores së MEK, Soghra Pour-Eshraq, e cila është vrarë nga Garda Revolucionare në vitin 1983. Motra tjetër e saj është dëshmorja e MEK, Masoumeh Pour-Eshraq, e cila është vrarë gjatë sulmit me bombë në “Fondacionin Alavi” (bazë e MEK në Irak) në prill 2003.
- Esmail Namazi, 39 vjeç, nga Behbahan, është arrestuar në Behbahan në fund të qershorit 2020.
- Khadijeh (Yalda) Emamdoust, 47 vjeç, nga Ilam, është arrestuar në shtëpinë e saj në Isfahan në fund të qershorit 2020.
Rezistenca Iraniane i bën thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Këshillit të të Drejtave të Njeriut dhe Komisioneres së Lartë për të Drejtat e Njeriut, si dhe organizatave të tjera që mbrojnë të drejtat njerëzore që të veprojnë urgjentisht për të siguruar lirimin e të gjithë të arrestuarve. Rezistenca përsërit edhe një herë se është nevoja të krijohet një komision ndërkombëtar i gjetjes së fakteve i cili të vizitojë burgjet e Iranit dhe sidomos të takohet me protestuesit e arrestuar. Të gjithë të burgosurit bëhen objekt i torturës dhe ekzekutimit.