Friday, March 29, 2024

Samit Trans-Atlantik për Politikën ndaj Iranit

Koha për t’i Kërkuar Llogari Regjimit Iranian

E Premte, 18 Shtator 2020-17:00 CEST

Samitit online do t’i bashkohen iranianë nga e gjithë bota

Në vigjilje të seancës së përvitshme të Asemblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, parlamentarë nga parti të ndryshme dhe ish-zyrtarë të lartë nga të dy anët e Atlantikut do t’u bashkohen mijëra iranianëve në mbarë botën për të diskutuar masat represive të regjimit iranian brenda vendit, kërcënimin që ai përbën për Lindjen e Mesme dhe për pjesën tjetër të botës, dhe për të përcaktuar politikën e duhur që duhet ndjekur për t’iu kundërvënë në mënyrë të efektshme sjelljes agresive të Teheranit.

Ky samit do të zhvillohet në mesin e një debati të madh global lidhur me politikën ndaj Iranit, debat që përfshin rikthimin e gjashtë rezolutave të mëparshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Gjatë këtij samiti online do të flasin një numër senatorësh dhe anëtarësh Kongresi nga Shtetet e Bashkuara.

Pjesëmarrësit do të bëjnë thirrje për drejtësi për 30,000 të burgosurit politikë në Iran, kryesisht aktivistë të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), të cilët u masakruan në 1988-ën, masakër që nuk është hetuar kurrë nga komuniteti botëror. Ata bëjnë thirrje që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë së liderëve të regjimit të cilët e kanë mbikëqyrur këtë masakër, dhe do ta nxisin botën që t’u kërkojë atyre llogari.

Pjesëmarrësit bëjnë thirrje për ndërhyrje ndërkombëtare për ta ndaluar valën e re të ekzekutimeve dhe dënimeve me vdekje për aktivistët që kanë marrë pjesë në protestat anti-regjim, veçanërisht në nëntor 2019.

Gazetarja amerikane  Trish Regan do ta moderojë këtë event në të cilin do të marrin pjesë, mes të tjerësh, folësit e mëposhtëm:

  1. Newt Gingrich. Ish-kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA;
  2. Gjenerali James L. Jones, ish-Këshilltar i Presidentit për Sigurinë Kombëtare, ish-Komandant Suprem i Aleancës, dhe Komandant i Korpusit Detar;
  3. Joseph Lieberman, Senator i Shteteve të Bashkuara (1989-2013), ish-kandidat për Zëvendës-President;
  4. Gjenerali Jack Keane, ish-Zëvendës-Shef i Shtabit në Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara;
  5. Giulio Terzi; ish-Ministër i Jashtëm i Italisë;
  6. Rama Yade, ish-Sekretare e Shtetit për të Drejtat e Njeriut në Francë;
  7. David Jones, anëtar i lartë i Dhomës së Komunave dhe ish-Ministër për Brexit;
  8. Bob Blackman, anëtar i lartë i Dhomës së Komunave në Mbretërinë e Bashkuar; dhe
  9. Kelly Ayotte, ish-Senatore dhe Prokurore e Përgjithshme nga New Hampshire.

Nga Shqipëria:

Pandeli Majko, ish-Kryeministër i Shqipërisë

Fatmir Mediu, Kryetar i Partisë Republikane të Shqipërisë

 

Pjesë të përmbajtjes:

Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës brenda Iranit do të paraqiten në samitin online, i cili do të ndiqet në mbarë Iranin.

Në disa qytete të mëdha në SHBA, duke përfshirë Uashington DC, iranianë dhe personalitete ndërkombëtare do të jenë të pranishëm personalisht në evente.

E Premte, 18 Shtator 2020

11:00 paradite EST – 17:00 CEST