Wednesday, September 27, 2023

Iran: Ekzekutimi i Tetë Brenda Një Jave, Ekzekutohet Javid Dehghan Pavarësisht Zemërimit Publik Brenda dhe Jashtë Vendit

Znj. Rajavi bën thirrje për veprim urgjent për t’ua shpëtuar jetën të burgosurve të dënuar me vdekje dhe që krimet e regjimit t’i referohen Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Pavarësisht protestave të gjera brenda dhe jashtë vendit, drejtësia e regjimit klerikal vari mëngjesin e sotëm të burgosurin politik me etni Baloch, Javid Dehghan Khald, në burgun e Zahedan, me këmbënguljen e Gardës Revolucionare. Javid, 31 vjeç, ishte arrestuar në maj 2015 dhe ishte dënuar nga Gjykata e Zahedan pas një torture të rëndë për ta detyruar të bënte një rrëfim.

Regjimi klerikal, nga frika e përshkallëzimit të protestave të popullit të shkaktuara nga represioni, varfëria, dhe koronavirusi, po përpiqet dëshpërimisht ta vërë nën kontroll situatën duke krijuar një atmosferë terrori dhe frikësimi përmes shtimit të shtypjes, torturës, dhe ekzekutimeve. Vetëm gjatë javës së shkuar (23 deri më 29 janar) janë regjistruar edhe shtatë ekzekutime të tjera në qytete të ndryshme të Iranit. Kjo shifër nuk përfshin ekzekutimet e fshehta.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), përsëriti se ky regjim nuk mund të zgjasë as edhe një ditë pa tortura e ekzekutime. Ajo nxiti edhe një herë Kombet e Bashkuara dhe organizatat e të drejtave njerëzore, si dhe vendet europiane e Shtetet e Bashkuara, që të marrin masa të menjëhershme për t’ua shpëtuar jetën të burgosurve të dënuar me vdekje.