21 prill 2020
Ekzekutimi i një të burgosuri rebel, Shayan Saeedpour, në Saqqez
Komuniteti ndërkombëtar duhet ta dënojë fuqishëm këtë krim të urryer, të marrë masa urgjente për t’i ndalur ekzekutimet dhe për të siguruar lirimin e të burgosurve
Mëngjesin e sotëm, më 21 prill 2020, regjimi çnjerëzor i mullahëve ekzekutoi të burgosurin rebel Shayan Saeedpour në Saqqez. Ai ka qenë 17 vjeç në kohën e arrestimit. I burgosur që në gusht 2015, Shayan u arratis nga burgu i Saqqez gjatë kryengritjes së 27 marsit por u arrestua pak ditë më vonë nga forcat represive dhe u transferua në burgun e Sanandaj. Të burgosurit e Saqqez u revoltuan në protestë ndaj mbajtjes së tyre në burg në mesin e përhapjes së madhe të Koronavirusit nëpër burgje.
Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e NCRI, e ka dënuar fuqishëm këtë krim të urryer, dhe i ka bërë thirrje edhe një herë komunitetit ndërkombëtar, sidomos Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Komisioneres së Lartë për të Drejtat e Njeriut, Këshillit të të Drejtave të Njeriut, dhe të gjithë raportuesve përkatës të OKB-së që të ndërhyjnë për të ndaluar ekzekutimet dhe për të siguruar lirimin e të burgosurve në mënyrë që të parandalohet një tragjedi e madhe humanitare në burgjet e regjimit.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
21 prill 2020