Monday, February 6, 2023

Policia iraniane qëllon për vdekje në kokë babain kurd 29-vjeçar

Khosro SharifiImage credit: Hengaë

Policia iraniane ka qëlluar për vdekje një të ri kurd në Iranin perëndimor. 29-vjeçari, baba fëmijësh, i identifikuar si Khosrow Sharifi, ka ndërruar jetë në spital dje nga plagët e rënda.

Sipas një raporti nga Organizata Hengaw, Sharifi është qëlluar për vdekje nga policia në Baneh, dhe më pas është dërguar në spital.

Një person i afërt me familjen Sharifi ka thënë për Hengaw se Khosrow Sharifi, i cili e përdorte makinën e tij si taksi, po transportonte pasagjerët më 28 tetor pranë zonës kufitare Kileh në Iranin perëndimor, kur policia ia ndaloi makinën dhe nisi ta qëllonte.

Një burim i informuar tha se Sharifi-n e kanë çuar në spitalin Kowsar në Sanandaj, dhe ka qenë në terapi intensive për 10 ditë.

Burimi thotë se familja Sharifi kishte bërë kallëzim në Gjykatën e Saqqez kundër forcave të policisë përgjegjëse për të shtënat.

Nuk është publikuar asnjë raport zyrtar që të shpjegojë se pse është marrë në shënjestër taksisti i ri por disa burime thonë se ai kishte në makinë hamej kufiri apo kolbar. Regjimi i kategorizon kolbar-ët si “kontrabandistë” dhe i qëllon e vret rregullisht ata.