Mëngjesin e të enjtes, 28 janar, autoritetet iraniane varën dy të burgosur. Të burgosurit e ekzekutuar ishin Anvar Narouei, një iranian i etnisë Baluch, dhe i burgosuri politik Ali Motiri. Ata janë ekzekutuar përkatësisht në burgun Dastgerd të Isfahanit, në Iranin qendror, dhe në burgun Sheiban të Ahvaz-it, në provincën jug-perëndimore Khuzestan.