Saturday, July 27, 2024

Grupi Parlamentar Dypartiak në Kongresin Amerikan Bahkohet për të Fuqizuar Gratë Iraniane dhe Dënon Regjimin Mizogjinist

Sheila Jackson Lee (D-TX) dhe Nancy Mace (R-SC) nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA, zbuluan të enjten krijimin e një grupi dypartiak, me ndikim të fortë, të përbërë nga gati 20 ligjvënës, grup i dedikuar ekskluzivisht për mbrojtjen e kauzës së grave iraniane. I quajtur Grupi i Kongresit për Gratë Iraniane, ky panel do të shërbejë si një platformë e fuqishme për anëtarët e Kongresit për të ngritur çështje që kanë të bëjnë me përparimin e lirisë së grave dhe demokracisë në Iran. Veprimi i parë vendimtar i komitetit ishte miratimi unanim i një rezolute të përbashkët që dënon sulmin kimik ndaj nxënëseve të shkollave iraniane, H. Res 310, dënon regjimin iranian dhe zotohet për solidaritet me mijëra gra dhe vajza që organizojnë protesta paqësore për një Iran demokratik, laik dhe pa armë bërthamore.

  1. Res 310 dënon regjimin iranian për mosveprimin e tij në lidhje me helmimin e nxënëseve iraniane, Bijat e Revolucionit Iranian. Rezoluta vë theksin mbi protestat e gjera dhe kërkesat për liri sociale dhe ndryshime politike të udhëhequra nga gratë dhe të rinjtë në Iran.

Rezoluta vë në dukje se mbi 5,000 nxënëse në 29 nga 31 provincat e Iranit janë goditur nga gazi helmues që nga fillimi i sulmeve të para në qytetin e Qom në nëntor 2022. Ajo përmend se regjimi iranian nuk është përgjigjur në kohë dhe se prindërit e zemëruar janë duke sfiduar regjimin dhe duke i quajtur sulmet “të synuara dhe të qëllimshme” për të mos i lejuar vajzat të shkollohen.

Rezoluta thotë se protestat kanë shpërthyer në më shumë se një duzinë qytetesh anembanë Iranit për shkak të helmimit të mijëra nxënëseve dhe regjimi nuk është në gjendje të frenojë krizën në rritje me thirrjet “Vdekje regjimit vrasës të fëmijëve”. Ajo gjithashtu vë në dukje se forcat e sigurisë kanë lëshuar gaz lotsjellës në disa qytete ndaj njerëzve që protestuan në mënyrë paqësore kundër mosveprimit të qeverisë për të ofruar siguri për vajzat në shkolla.

Rezoluta thekson më tej se gjyqësori iranian ka vënë në shënjestër gazetarët që kanë raportuar për helmimet e nxënëseve, duke i akuzuar ata për “përhapje të gënjeshtrave dhe thashethemeve”. Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara (OKB) i kanë bërë thirrje regjimit iranian që të hetojë plotësisht helmimet e dyshuara të nxënëseve dhe t’i kërkojë llogari personave përgjegjës. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) gjithashtu ka kontaktuar autoritetet kombëtare shëndetësore dhe profesionistët mjekësorë në lidhje me këto incidente për të mbledhur më shumë prova.

Rezoluta dënon presidentin iranian Ebrahim Raisi, i cili i ka injoruar sulmet për më shumë se 100 ditë dhe është përgjigjur duke fajësuar protestuesit për sulmet me gaz ndaj nxënëseve. Ajo gjithashtu thekson ngjashmëritë në sloganet dhe taktikat e përdorura nga protestat në mbarë vendin, gjë që pasqyron kërkesat gjithëpërfshirëse të popullit iranian dhe tregon natyrën e organizuar të protestave.

Për më tepër, rezoluta tregon për abuzimet prej një kohe të gjatë të të drejtave të njeriut në Iran, duke përfshirë vrasjet arbitrare ose të paligjshme, ekzekutimet për krime që nuk përmbushin standardin ligjor ndërkombëtar të “krimeve më të rënda”, ose për krimet e kryera nga shkelësit e mitur dhe ekzekutimet pas gjykimeve pa proces të rregullt. Aty përmendet se Raportuesi Special i Kombeve të Bashkuara për situatën e të drejtave të njeriut në Iran ka theksuar “bazat e gjera, të paqarta dhe arbitrare në Iran për zbatimin e dënimit me vdekje, gjë që mund ta kthejë shpejt këtë dënim në një mjet politik”.

Rezoluta vë në dukje gjithashtu masakrën e vitit 1988 ndaj mijëra të burgosurve politikë, duke përfshirë gra dhe nxënëse të shkollaven, të cilat i qëndruan besnike Rezistencës Iraniane. Masakra u krye në bazë të një fetva-je për të ekzekutuar të gjithë të burgosurit politikë dhe u formuan komisione të mëvonshme të vdekjes për të zbatuar fetva-n, anëtarët e të cilëve përfshinin Presidentin aktual të regjimit iranian, Ebrahim Raisi, një zyrtar nga Ministria e Inteligjencës dhe një prokuror shtetëror.