Gjyqtari Nisman Është Vrarë Nga Teherani, Thotë ish Zyrtari Argjentinas

331

Miguel Ángel Toma, ish-ministri i Inteligjencës Kombëtare i Argjentinës, theksoi se Alberto Nisman, prokurori i çështjes së bombës në organizatën AMIA, është vrarë nga regjimi në Iran.

Të martën, më 18 prill, në një intervistë për Radio Realpolitik, zoti Toma tha: “Në çështjen e vrasjes së Nisman është vërtetuar se janë përfshirë personalisht persona me ekspertizë paraprake dhe më kanë thënë se Zaninni [Alberto Carlos Zannini], sekretari ligjor dhe teknik i presidencës argjentinase, ka kontaktuar Alberto Nisman dhe i ka thënë të ndalonte hetimin për regjimin iranian në sulmin ndaj AMIA-s. Është e qartë se Nisman nuk i kushtoi vëmendje kësaj dhe vazhdoi me hetimin derisa u vra”.

“Unë nuk e mohoj as pjesëmarrjen e forcave speciale të regjimit iranian në këtë sulm”, shtoi z. Toma. “Në fund, këto gënjeshtra do të zbardhen e gjithashtu edhe përgjegjësitë, sepse ky ishte një atentat, një vrasje me dashje dhe padyshim një vrasje politike”.

Në janar 2015, gjyqtari Alberto Nisman, një kryehetues argjentinas, u gjet i vdekur në banesën e tij në Buenos Aires. Në dhjetor 2017, një gjykatës federal në Argjentinë vendosi se Nisman u vra, por parti të caktuara në vend u përpoqën ta paraqisnin si “një vetëvrasje”.

Pavarësisht kërcënimeve dhe presioneve politike, gjyqtari Nisman po hetonte çështjen në lidhje me zyrtarët më të lartë të regjimit klerikal që qëndronin pas vendosjes së bombës në Qendrës Hebraike AMIA në Buenos Aires. Disa orë para se ai të paraqiste provat e tij në parlamentin argjentinas, Alberto Nisman u vra.

Gjyqtari Alberto Nisman vërtetoi se Cristina Fernandez, në atë kohë zëvendës presidente e Argjentinës, bashkëpunoi me regjimin iranian për ta fshehur rolin e regjimit në vendosjen e bombës në organizatën AMIA në Buenos Aires në vitin 1994.