Procesi gjyqësor do të ndiqet me intensite
Më 3 mars 2023, Gjykata Kushtetuese belge vendosi që qeveria belge duhet të informojë paditësit (Znj. Maryam Rajavi, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit, NCRI dhe të tjerë) për qëllimin e saj për të transferuar një person të dënuar në Iran, në mënyrë që ata të mund ta kundërshtojnë çështjen dhe ta dërgojnë për shqyrtim në gjykatën e shkallës së parë.
Gjykata Kushtetuese belge miratoi pesë traktatet e ratifikuara nga parlamenti belg korrikun e kaluar, të cilat qeveria e këtij vendi i solli në parlament, në lidhje me Indinë, Emiratet e Bashkuara Arabe, regjimin iranian dhe protokollin e Strasburgut, por deklaroi se transferimi i të dënuarve duhet të të kryhet rast pas rasti nën kontrollin e sistemit gjyqësor nëpërmjet Gjykatës së Shkallës së Parë dhe se qeveria nuk mund të transferojë arbitrarisht të dënuarit.
Vendimi i gjykatës belge nënvizon se edhe pse Këshilli i Shtetit i vendit, autoriteti më i lartë për trajtimin e departamenteve qeveritare dhe sistemit administrativ belg, nuk e ka konsideruar veten kompetent për të gjykuar vendimin e ministrive në lidhje me transferimin e të dënuarve në shumë raste, Gjykata Kushtetuese e hedh poshtë atë përcaktim dhe vendos se Gjykata e Shkallës së Parë ka juridiksionin për të kontrolluar në mënyrë gjyqësore transferimin e çdo të dënuari.
Gjykata e Shkallës së Parë ka autoritetin për të gjykuar zbatimin e vendimit të qeverisë për transferimin e të dënuarve, por duke respektuar parimin e ndarjes së pushteteve, ajo duhet ta kufizojë kontrollin e saj gjyqësor në monitorimin e ligjshmërisë së këtij vendimi rast pas rasti.
Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, qeveria belge është e detyruar të balancojë interesat e të gjitha palëve (dhe në këtë rast, konkretisht NCRI-së) kur vendos për transferimin e një personi të dënuar.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese belge i referohet shprehimisht nenit 13 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, i cili është baza e gjykimit të kësaj gjykate. Neni 13 përcakton: “Çdokush, të cilit i janë shkelur të drejtat dhe liritë e përcaktuara në Konventë, do të ketë një mjet juridik efektiv përpara një autoriteti kombëtar, pavarësisht se shkelja është kryer nga persona që veprojnë në cilësinë zyrtare”.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, duke iu referuar Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, i jep një zgjidhje efektive vendimit për transferimin e të dënuarve, i cili duhet të sigurojë të drejtën e jetës së viktimave, e cila garantohet në konventë, për viktimat e veprimeve të diplomatit terrorist të dënuar. Kjo zgjidhje është t’i referohet Gjykatës së Shkallës së Parë dhe në rast urgjence kryetarit të asaj gjykate.
Prandaj, Gjykata Kushtetuese ka vendosur se transferimi i diplomatit terrorist të regjimit klerikal duhet të rishikohet sërish nga Gjykata e Shkallës së Parë.
Komiteti Gjyqësor i NCRI kërkon mbështetjen dhe ndihmën e të gjithë bashkatdhetarëve jashtë vendit, veçanërisht të emigrantëve iranianë në Belgjikë, dhe do të vazhdojë të ndjekë me intensitet procesin ligjor, i cili po vijon prej tetë muajsh pa ndërprerje.
Bashkatdhetarët e dinë mirë se vrasësi Ebrahim Raisi dhe ministri i tij i jashtëm Hossein Amir-Abdollahian po përdorin të gjitha burimet e qeverisë dhe po shpenzojnë shuma të mëdha për të riatdhesuar në Iran diplomatin e tyre terrorist dhe tre bashkëpunëtorët e tij, në mënyrë që në hapin tjetër duke marrë pengje ata të kenë një liri më të madhe në terrorizëm dhe vendosje bombash.
Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI -PARIS)
Komiteti Gjyqësor
3 mars 2023