
Një gjykatë suedeze e qarkut në korrik 2022 dënoi Hamid Noury, 62 vjeç, me burgim të përjetshëm “për shkelje të rënda të ligjit ndërkombëtar humanitar dhe vrasje”.
Një gjykatë apeli la në fuqi vendimin në dhjetor 2023, të cilin Noury më pas e apeloi në Gjykatën e Lartë.
“Gjykata e Lartë tani ka vendosur të mos lejojë apelimin. Kjo do të thotë se vendimi i Gjykatës së Apelit qëndron në fuqi”, shkruan gjykata në një deklaratë.





