Friday, September 13, 2024

Gjykata Aban Dënon Trembëdhjetë Zyrtarë të Lartë Shtetërorë Iranianë për Krime Kundër Njerëzimit

Në një vendim të bërë publik sot, Gjykata Aban në Londër njoftoi se 13 nga zyrtarët e lartë të regjimit iranian u shpallën fajtorë si autorë të krimeve kundër njerëzimit për shtypjen e protestuesve gjatë kryengritjes së nëntorit 2019.

Të premten, më 30 shtator, një panel gjyqtarësh të Gjykatës Ndërkombëtare Aban deklaroi zyrtarisht se veprimet e liderëve të regjimit iranian gjatë shtypjes së dhunshme të Kryengritjes së Nëntorit 2019 përbëjnë krim kundër njerëzimit.

Ndër të dënuarit janë Udhëheqësi suprem Ali Khamenei, presidenti i atëhershëm Hassan Rouhani, Sekretari i Këshillit të Sigurimit të regjimit Ali Shamkhani, Kryegjyqtari i atëhershëm Ebrahim Raisi, Ministri i atëhershëm i Brendshëm Abdolreza Rahmani Fazli, shefi i policisë Hossein Ashtari, kryekomandanti i IRGC-së, Hossein Salami, Shefi i Basij Gholamhossein Soleimani, kreu i forcave speciale të policisë Hassan Karami, zëvendësi i forcave speciale të policisë Habibullah Jannesari, guvernatorja e atëhershme e qytetit Quds Leila Vaghti, guvernatori i Bushehr Abdolkarim Garavand dhe guvernatori i Sirjan Mohammad Mahmoodabadi.

Gjykata u kërkoi qeverive perëndimore të sanksionojnë të dënuarit dhe kërkoi nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së që ta referojë çështjen në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.