
Sipas një interviste me një ekspert të varësisë të quajtur Saeed Safatian, dhe të publikuar vitin e kaluar nga faqja shtetërore e internetit 55 Online, mbi 4.4 milionë nga 80 milionë banorët e Iranit janë tani të varur nga substancat.
Sipas kësaj faqe interneti, fakti më i trishtueshëm është se të droguarit iranianë nuk janë më përdorues të drogave nga materialet tradicionale të cilat nxirren nga burime natyrore si bimët. Përkundrazi, sipas këtyre mediave, 60 për qind e të droguarve tani janë përdorues të drogave industriale, nga ku 40 për qind janë të varur nga drogat psikodelike.
Substanca e parë psikodelike është kanabisi ose Gol (Marihuana), e ndjekur nga qelqi (Amfetamina). Konsumi i marihuanës është rritur në mënyrë dramatike vitet e fundit, duke ulur në mënyrë dramatike moshën e varësisë në vend. Veçanërisht vajzat e reja i janë drejtuar drogës.
Duke iu referuar përpjekjes së regjimit për luftimin e varësisë dhe uljen e numrit të njerëzve me varësi në vend, Safatian tha: “Edhe tani, duke qenë se Irani ka një popullsi prej rreth 85 milionë banorësh, numri i të varurve është më shumë se katër milionë. Për mendimin tim, lufta jonë kundër drogës nuk ka qenë e suksesshme dhe askush nuk mund të thotë se kemi patur një luftë të suksesshme.
“Sigurisht, dikush mund të thotë se fushata jonë është e suksesshme, por nëse pyesim disa ekspertë të ndryshëm, ata thonë se nuk ka qenë e suksesshme. Sidomos gjatë qeverisë së Z. Rouhani, e cila ishte e dobët. Kjo do të thotë se nëse krahasojmë qeveritë me njëra-tjetrën, qeveria e Z. Rouhani, me të gjitha planet e saj, ishte ndoshta një nga qeveritë më të dobëta në luftën kundër drogës”.





