Friday, March 29, 2024

Fushata në Rrjetet Sociale i Jep Shtytje Bojkotit Zgjedhor në Iran

Të dielën, iranianët brenda dhe jashtë vendit morën pjesë në një fushatë në rrjetet sociale duke përdorur hashtag-un #BoycottIranShamElections (Bojkotni Farsën e Zgjedhjeve të Iranit). Ky hashtag u shfaq dhjetëra mijëra herë gjatë ditës së parë të një fushate që bën thirrje për bojkot të farsës së zgjedhjeve presidenciale të Iranit.

Për vite të tëra, grupi kryesor i opozitës iraniane, Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK), ka qenë forca shtytëse për bojkotin e farsave zgjedhore të regjimit. Këtë vit, rrjeti i brendshëm i MEK, i njohur si Njësitë e Rezistencës, ka udhëhequr fushatën për bojkotimin e farsës së zgjedhjeve nga brenda Iranit. Njësitë e Rezistencës kanë shpërndarë filmime të veprimtarive të tyre për promovimin e bojkotit kombëtar. Në tabelat e autostradave dhe muret e qyteteve janë parë të varur postera të udhëheqësve të rezistencës. Thirrja e rezistencës për bojkotimin e zgjedhjeve është parë gjithashtu e shkruar në graffiti nëpër mure.

Këshilli i Gardianëve i regjimit iranian shpalli javën e shkuar listën përfundimtare të kandidatëve presidencialë, duke lënë në garë vetëm Raisi-n dhe gjashtë individë të tjerë nga pothuajse 600 që ishin regjistruar në Ministrinë e Brendshme.