Friday, July 26, 2024

Iraniani djeg veten: rasti i dytë i vetëvrasjes brenda një jave në qytetin jug-perëndimor

Self-immolation suicide in IranImage from file

Një iranian dogji veten dje për shkak të papunësisë dhe problemeve të jetesës në Yasuj të Iranit jug-perëndimor. Sipas faqes shtetërore Asre-Jonoob, ky qytetar i ka vënë zjarrin vetes përpara ndërtesës së Zyrës së Përgjithshme të Fondacionit të Dëshmorëve të provincës Kohgiluyeh dhe Boyer-Ahmad. Raporti thotë se qytetari është vetëvrarë për shkak se zyrtarët nuk i kishin kushtuar vëmendje kërkesës së tij/saj për kredi. Identiteti i qytetarit nuk përmendet në raport.

Drejtori i Përgjithshëm i zyrës provinciale të Fondacionit të Dëshmorëve tha se ky person kishte ardhur tek ndërtesa në mëngjes dhe kishte shkuar në tarracë për t’u hedhur poshtë. Ai tha se ai/ajo kishte probleme papunësie dhe punonjësit e fondacionit e kishin bindur që të ndalonte dhe se kërkesa do t’i plotësohej. Por ai/ajo u largua nga ndërtesa dhe gjysëm ore më vonë i vuri zjarrin vetes përpara ndërtesës.

Ky person aktualisht ndodhet në spital.

Në një tjetër rast vetëvrasjeje më 1 tetor7, një punonjës i Kompanisë së Naftës dhe Gazit në Asaluyeh ka kryer vetëvrasje për shkak të problemeve ekonomike në Bushehr të Iranit jugor. Emri i punëtorit nuk përmendej në raport. Sipas shënimit që ai kishte lënë para vetëvrasjes, ai e ka bërë këtë për shkak të presionit ekonomik, pagave të ulëta, dhe diskriminimit nga menaxherët e kompanisë.