Australia po Konsideron t’i Bashkohet Misionit Amerikan për të Mbrojtur Cisternat nga Regjimi Iranian

371

Australia po “e merr shumë seriozisht në konsideratë” një kërkesë zyrtare nga qeveria e Shteteve të Bashkuara për t’iu bashkuar një koalicioni të kryesuar nga SHBA për t’i mbrojtur anijet në Gjirin Persik nga  forcat ushtarake të regjimit iranian.

Ministrja e Mbrojtjes e Australisë Linda Reynolds u tha gazetarëve të dielën pas bisedimeve të përvitshme të sigurisë mes ministrave australianë dhe amerikanë të punëve të jashtme dhe të mbrojtjes, se qeveria e Morrison është thellësisht e shqetësuar nga rritja e tensioneve në rajon, dhe i dënon fort sulmet mbi anijet në Gjirin Persik.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo e bëri të qartë në fjalimin e tij hyrës në konferencën për shtyp të Konsultimeve Ministeriale Australi–SHBA (Ausmin) se Amerika dëshiron që Australia t’i bashkohet operacionit për ta sfiduar regjimin iranian.