Shkruar nga një Shkrimtar i Stafit më 29 prill 2019.
Autoritetet në qeverinë e Libisë, e cila mbështetet nga Kombet e Bashkuara, kanë kapur një anije iraniane të sanksionuar nga SHBA dhe Bashkimi Europian në bregdetin e Misrata, mes pretendimeve se mbante armë, raportoi The National të dielën.
Raporti thotë se anija Shahr E Kord ishte nisur nga Bullgaria javën e shkuar duke patur si destinacion Misrata-n në Libinë perëndimore.
Sipas thesarit të SHBA-së, Shahr E Kord është e lidhur me Linjat e Transportit të Republikës Islamike të Iranit, që akuzohet se ndihmon në programin e armëve bërthamore të regjimit iranian.
Ministria e brendshme në Qeverinë e Paktit Kombëtar të mbështetur nga OKB në Tripoli tha se anija ishte e ngarkuar me 144 kontenierë. Gjithashtu, prokurori i përgjithshëm kishte dhënë urdhër për kapjen dhe po hetohej se çfarë mbante brenda anija.
Ahmed Mismari, zëdhënësi për Ushtrinë Kombëtare të Libisë, e cila është kundër GNA-së, ka deklaruar se anija ishte e ngarkuar me armatime për “terroristë”, shkruan The National në raportin e 28 prillit.
“Anija e sipërpërmendur është e ngarkuar me armë në 144 kontenierë. Anija është në pronësi të Gardës Revolucionare Iraniane dhe është e sanksionuar ndërkombëtarisht,” tha ai në Twitter.
Misrmari e nxiti Këshillin e Sigurisë të OKB-së dhe përfaqësuesin e veçantë Ghassan Salame që ta “informojë” popullin e Libisë se çfarë është gjetur në anije.
“Pyesim veten pse nuk po marrin asnjë masë gjithë ato vende që thonë se luftojnë kundër terrorizmit dhe kontrabandës së armëve? Pse nuk e imponojnë zbatimin e mandateve të Këshillit të Sigurisë të OKB-së për t’u prerë rrugën anijeve të sanksionuara,” shtoi ai.