Thursday, March 28, 2024

100,000 të papunë në tre provinca të Iranit verior

Workers unemployed as a result of the Iranian regime’s destructive policies in response to the novel coronavirusPunëtorët kanë ngelur pa punë si rezultat i politikave shkatërrimtare të regjimit iranian në përgjigje ndaj koronavirusit të ri

Raportim nga PMOI/MEK  

Iran, 27 prill 2020— Në një artikull mbi kushtet e këqija të jetesë së punëtorëve dhe papunësisë së tyre pas pandemisë së koronavirusit të ri, si dhe mbi mosveprimin e regjimit iranian, e përditshmja shtetërore Sharq raporton: “Gjatë dhjetë ditëve të fundit, të paktën 100,000 punëtorë në provincat Mazandaran, Golestan dhe Lorestan janë hequr nga puna. Për më tepër, rreth 65,000 të tjerë janë regjistruar për të marrë sigurimet/benefitet e papunësisë. Kjo është vetëm një pjesë e shifrave të shpallura nga autoritetet vendore të këtyre qyteteve e provincave. Nuk ka informacione mbi statistikat e provincave të tjera.”

E përditshmja Sharq raportoi të hënën më 27 prill mbi gjendjen shëndetësore të këtyre punëtorëve. “Një tjetër çështje që ngre shqetësime lidhur me situatën e punëtorëve është shëndeti i tyre në punishtet dhe fabrikat që janë rihapur ditët e fundit. Vetëm pak ditë më parë, rezultatet e testeve të koronavirusit për 37 punëtorë në fabrikën petrokimike në Urmia (në Iranin veri-perëndimor) dolën pozitive. Me sa duket ishin testuar 82 punëtorë, që do të thotë se rezultatet e 45% të të gjithë punëtorëve në këtë fabrikë ishin pozitive,” tregon raporti.

Who's to blame for the coronavirus outbreak? Sanctions or the Iranian regime?