Saturday, July 27, 2024

Mesazhi Nevruzit nga Maryam Rajavi: Populli Iranian dhe Rezistenca do ta zhdukin errësirën e “velayat-e faqih system” Sistemit të Qeverisjes Islamike

 Mesazhi Nevruzit nga Maryam Rajavi: Populli Iranian dhe Rezistenca do ta zhdukin nga Irani erresiren dhe prapambetjen e “velayat-e faqih system” Sistemit te Qeverisjes Islamike.

Përmes 5700 levizjeve e protestave vitin e kaluar, populli Iranian përsëriti qëndrimin mospajtues me rregjimin e mullah-ve në terësine e tij.

NCRI – Zonja Merjem Rajavi, presidente e zgjedhur e Rezistencës iraniane, përgëzoj popullin iranian me rastin e pranverës dhe të Vitit të Ri Iranian duke i uruar një vit i plotë suksese kundër fashizmit fetar në pushtet. Ajo theksoj se: Sigurisht, që nuk do të jetë e gjatë deri sa prapambetja dhe errësira e “velayat-e faqih system” sistemi i Qeverisjes islamike do të zhduken nga Irani dhe pranvera e lirisë,sovranitetit popullor, barazia dhe drejtësia do të mbizotërojnë.

 

Rajavi tha: Për 37 vite, përmes torturës dhe masakrës, mullahët i kanë marrë peng Nowruz-in e vërtetë popullit iranian, por pavarësisht nga ekzekutimet e shumta, arrestimet dhe terrorin e vazhdueshëm gjatë këtyre viteve, populli iranian nuk është dorëzuar. Ata kanë demonstruar vazhdimisht vullnetin e tyre për të përmbysur këtë regjim. Në vitin e kaluar, përmes 5700 grevave, qendrimeve demostrative dhe protestave duke përfshirë protestat e mësuesve dhe infermierëve, punëtoreve te fabrikave në industri të ndryshme, nga njerëz të Esfahan kundër spërkatjes me acidit mbi gratë, nga njerëzit të AHWAZ kundër tharjes së Lumit Karun, nga popullata kundër gjëndjes katastrofike të ndotjes së ajrit në qytete të ndryshme, populli Iranian ka vazhduar të theksojë mospajtimin me regjimit në tërësinë e tij.

Gjatë Festivalit të Zjarrit, të rinjtë në Teheran dhe Esfahan kanë vendosur fotografi të Khomeinit dhe Khamenei mbi zjarr dhe të burgosurit politikë në burgun Gohardasht thërrisnin “Vdekje diktatorit”.

Disa ditë përpara, në Khorramshahr, një i ri me emrin e Younes i vuri zjarr vetes së tij në shenjë proteste ndaj shtypjes dhe tiranisë që i kishte shkatërruar jetën e tij. Gjatë ndeshjes të futbollit, spektatorët e rinj në AHWAZ bërtisnin, “Ne jemi të gjithë Younes”.

Presidentja e zgjedhur e Rezistencës iraniane vlerësoi rezistencën e madhe të të burgosurve politikë dhe deklaroi: Gjatë vitit të kaluar, mijëra e mijëra të burgosur organizuan 226 greva urie. Të Burgosurit PMOI, të burgosur Sunitë, të burgosur Kurdë, të burgosurit Gonabadi Dervish, të burgosurit e Krishterë, si dhe të burgosurit e tjerë të guximshëm të çdo besimi, ishin të bashkuar në protestat e tyre kundër Regjismit te qeverisjes Islamike.

Znj. Rajavi deklaroi se gjatë vitit të kaluar, programi bërthamor i cili ishte krijuar për të garantuar mbijetesën e regjimit u shndërrua në lakun rreth qafës së tij. Përçarja e madhe në udheheqje, shpërbërja e ekonomisë, dhe përhapja katastrofike e ryshfetit dhe veprimtarisë kriminale permbyten regjimin. Ajo theksoi: Për të përmbledhur, Rregjimi Islamik nuk mund t’i shpëtojë kombit iranian dhe rezistencës pavarësisht se në cilin drejtim shkon dhe cilën politikë ajo adopton.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës të Iranit
20 Mars 2015