Pjesëmarrja në meshën e krishtlindjeve në katedralen e PONTOISE në PARIS, FRANCë

644

Mbrëmjen e të premtes, më 24 dhjetor 2021, Maryam Rajavi mori pjesë në ceremoninë dhe meshën e Krishtlindjeve të mbajtur nga Ipeshkvi Stanislas Lalanne, në Katedralen e Pontoise.

Pontoise është qendra e provincës Val d’Oise, ku ndodhet selia e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit në Francë.
Ipeshkvi Lalanne dhe prifti i katedrales mirëpritën delegacionin e Rezistencës Iraniane në kishë, para ceremonisë.
Maryam Rajavi bëri nderimet për Jezu Krishtin dhe Virgjëreshën Mari duke vendosur lule në këmbët e statujave të tyre. Ajo ndezi qirinj dhe u lut për shërimin e shpejtë të pacientëve me Covid-19 në Iran.
Ipeshkvi Lalanne i kushtoi vëmendje pranisë së delegacionit të Rezistencës Iraniane në ceremoni dhe ofroi urimet e tij për Krishtlindjet.
Maryam Rajavi i dhuroi Ipeshkvit Lalanne një kopje të Listës së Dëshmorëve të Rezistencës Iraniane dhe ofroi urimet e saj për Krishtlindjet. Ajo u bëri thirrje të gjithë të krishterëve që të luten për fitoren dhe çlirimin e popullit të shtypur të Iranit dhe të burgosurve politikë iranianë.