Jean Francois Legaret, ish-kryetar i komunës së parë të Parisit, mbështeti zonjën Rajavi dhe planin e saj prej dhjetë pikash për të ardhmen e Iranit. Duke përmendur që “Kampi Ashraf 3 është në Tiranë”, ai theksoi se: “Shqipëria mundi të vepronte me vendosmëri dhe të mbyllte ambasadën e regjimit iranian e të dëbonte diplomatët e tij”.
Të dielën, më 12 shkurt, mijëra iranianë liridashës, mbështetës të organizatës Mujahedin-e Khalq (MEK) dhe Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) organizuan një tubim në Paris, Francë. Ky tubim i madh u organizua në solidaritet me revolucionin aktual në zhvillim e sipër në Iran dhe gjithashtu në nder të revolucionit antimonarkik të vitit 1979.
Gjatë eventit të së dielës, iranianët liridashës në Paris i bënë jehonë zërit të bashkatdhetarëve të tyre që protestojnë, duke thirrur sloganet popullore në Iran, si “Vdekje tiranit, qoftë Shahu apo mullahët”. Ky slogan dëshmon natyrën demokratike të kryengritjes aktuale dhe se si protestat e vazhdueshme dhe iranianët janë besnikë ndaj trashëgimisë dhe thelbit demokratik të revolucionit të vitit 1979, të cilit fatkeqësisht iu ndryshua drejtimi nga teokracia në pushtet.
Ky fakt u theksua nga folësit e eventit, veçanërisht nga presidentja e zgjedhur e NCRI-së, zonja Maryam Rajavi, e cila ishte folësja kryesore. “Diktatura është diktaturë, qoftë me çallmë apo me kurorë.”
Jean Francois Legaret, ish-kryetar i komunës së parë të Parisit, mbështeti zonjën Rajavi dhe planin e saj prej dhjetë pikash për të ardhmen e Iranit. “Ky regjim kërcënon globin. Ne jemi këtu për një mesazh të përbashkët: Ne duhet të luftojmë. Liria dhe demokracia duhet të fitojnë në Iran. Programi i Maryam Rajavit e mbështet këtë. Kjo luftë duhet të mbështesë tre fjalë: demokraci, republikë, liri”. “Dhe në lidhje me Kampin Ashraf 3 në Tiranë, Shqipëria mundi të vepronte me vendosmëri dhe të mbyllte ambasadën e regjimit iranian e të dëbonte diplomatët e tij.
Eurodeputeti belg Guy Verhofstadt, ish-kryeministër belg, ishte bashkëbiseduesi i radhës, i cili tha “Gjatë revolucionit të vitit 1979, unë isha 26 vjeç. Shpresoja se me largimin e diktatorit, populli i Iranit do të kishte perspektiva të mira për liri. Por për fat të keq, një diktator i ri zëvendësoi diktatorin e vjetër. Ai gjithashtu shtoi:
“Ne e urrejmë diktaturën dhe kërkojmë demokraci për popullin e shumëvuajtur të Iranit. Që dikush mos të përpiqet të na keqinterpretojë, ne jemi të qartë, duke u takuar këtu, me rastin e 44 vjetorit të përmbysjes së Shahut djallëzor dhe të neveritshëm, se ne nuk duam të kthehemi në atë diktaturë në asnjë rrethanë,” tha më pas John Bercow, ish-kryetar i Kuvendit i Dhomës së Komunave të Mbretërisë së Bashkuar.
“Nëse duam të ndihmojmë popullin e Iranit të hartojë një rrugë drejt demokracisë së vërtetë, duhet të pranojmë se është koha për t’i ndaluar ata që nuk besojnë në demokraci apo liri dhe besojnë vetëm në aplikimin fashist të forcës. IRGC përfaqëson pikërisht atë karakter shtazor, të rrezikshëm dhe të bazuar në dhunë. Ajo duhet të etiketohet si organizatë terroriste që është,” shtoi John Bercow.