Kongresi i SHBA-së nga 166 përfaqësues, prezantohet rezoluta në mbështetje të kryengritjes e rezistencës së popullit iranian

502

Kongresi i SHBA-së nga 166 përfaqësues, prezantohet rezoluta

Rezoluta mbështet dëshirën e popullit iranian për një republikë demokratike ku feja dhe shteti janë të ndara dhe një republikë jo-bërthamore, si dhe ndëshkon fort shkeljen e të drejtave të njeriut nga regjimi iranian dhe terrorizmit shtetëror të këtij regjimi.

Konferenca

SHBA- Mbrëmjen e djeshme, më 8 shkurt 2023, gjatë një konference për shtyp në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, një numër përfaqesuesish nga të dyja partitë, Demokratike dhe Republikane, paraqitën Rezolutën nr. 100, e cila u mbështet nga 166 përfaqësues të këtij Kongresi nga të dyja partitë në mbështetje të kryengritjes së popullit iranian. Përfaqësuesit që morën pjesë në konferencën për shtyp ishin kongresmenët Tom McClintock, Greg Stanton, Randy Weber, Bill Johnson, Neal Dunn, Kevin Kiley, Joe Wilson dhe kongresmenja Sheila Jackson-Lee.

Rezoluta mbështet dëshirën e popullit iranian për një republikë demokratike ku feja dhe shteti janë të ndara dhe një republikë jo-bërthamore, si dhe ndëshkon fort shkeljen e të drejtave të njeriut nga regjimi iranian dhe terrorizmit shtetëror të këtij regjimi. Gjithashtu, rezoluta thekson se populli iranian është privuar nga liritë e tyre themelore, për këtë arsye ata po refuzojnë diktaturën monarkike dhe tiraninë fetare, siç rezulton nga sloganet e protestës së tyre dhe nga mbështetja për lideren e opozitës znj. Maryam Rajavi dhe planin e saj 10-pikësh për të ardhmen e Iranit, ku kërkohet e drejta universale e votimit, zgjedhje të lira dhe një ekonomi tregu, si dhe barazia gjinore, fetare dhe etnike, një politikë e jashtme bazuar në bashkëjetesë paqësore dhe një Iran jo-bërthamor.

Rep. Tom McClintock (R/CA)

Duke iu referuar aktivitetit keqdashës të regjimit në Ballkan, rezoluta i kërkon qeverisë së Shteteve të Bashkuara të bashkëpunojë me aleatët e saj evropianë, përfshirë vendet e Ballkanit, dhe të kërkojë nga këto vende që të parandalojnë aktivitetet keqdashëse të misioneve diplomatike të regjimit iranian, me qëllim mbylljen e tyre dhe largimin e agjentëve të tij.

Në fund, kjo rezolutë prezanton vendimet e saj si më poshtë:

1) dënon sulmet terroriste të kaluara dhe të tanishme të sponsorizuara nga shteti iranian kundër qytetarëve dhe zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara, si dhe disidentët iranianë, duke përfshirë komplotin terrorist të regjimit iranian kundër tubimit “Irani i Lirë 2018-Alternativa” në Paris;

(2) u bën thirrje agjencive përkatëse të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të punojnë me aleatët evropianë, duke përfshirë vendet në Ballkan, ku Irani ka zgjeruar praninë e tij, që të mbajnë përgjegjës Iranin për shkeljen e privilegjeve diplomatike dhe t’u bëjnë thirrje kombeve të parandalojnë aktivitetet keqdashëse të misioneve diplomatike të regjimit iranian, me qëllim mbylljen e tyre dhe dëbimin e agjentëve të tij;

(3) qëndron përkrah popullit të Iranit, i cili në mënyrë legjitime po mbron të drejtat e tij për liri kundër represionit, dhe dënon vrasjen brutale të protestuesve iranianë nga regjimi iranian; dhe

(4) njeh të drejtat e popullit iranian dhe luftën e tij për të krijuar një republikë demokratike, laike dhe jobërthamore në Iran.

Zonja Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e rezistencës iraniane, ishte e pranishme online në konferencë. Ajo vlerësoi iniciativën e përfaqësuesve të Kongresit nga të dyja partitë për të paraqitur një rezolutë në mbështetje të kryengritjes së popullit për një republikë demokratike.

Kryetari i konferencës, përfaqësuesi Tom McClintock, tha se demokratët dhe republikanët e Kongresit amerikan janë në anën e popullit iranian dhe luftës së tij për liri dhe demokraci.

Duke iu referuar rezolutës, Përfaqësuesja Sheila Jackson Lee tha se ne duam një qeveri demokratike për të gjithë iranianët dhe duke iu drejtuar zonjës Rajavi, ajo tha: “Unë ju vlerësoj për lidershipin tuaj të fortë, stabilitetin, këmbënguljen e vendosmërinë dhe politikën që po ndiqni. Koha për lirinë e popullit iranian sapo ka ardhur.”