
Inflacioni i shfrenuar ka tkurrur ndjeshëm shportat ushqimore të familjeve iraniane. Më 7 gusht, kreu i Sindikatës së Fruta Perimeve tha: “Blerjet e frutave nga populli janë ulur me 60 për qind në dhjetë ditët e fundit”. Ndërsa agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve ILNA raportoi se “konsumi vjetor i mishit të kuq për frymë nga familjet e punëtorëve ka rënë nën 3 kg”.





