Kriza Ekonomike e Iranit: Mafia e Arit e IRGC-së

1004

Irani është krizën më të rëndë ekonomike që ka kaluar ndonjëherë gjatë regjimit të mullahëve. Edhe pse ka shumë spekulime se pse kjo krizë ekonomike po thellohet dita ditës, korrupsioni i regjimit konsiderohet si shkaktari kryesor i kësaj situate. Mafia e kontrolluar nga shteti ka nën kontroll importet dhe eksportet e vendit. Një nga këto mafia është mafia e arit.
“Nëse nuk e ndjekim mafian, ajo na shkatërron,” shkruante më 11 shtator shtetërorja Jahan-e Sanat, duke cituar shitësit e arit në Iran.
“Aktivistët e bizhuterive thonë se kushdo që punon në këtë fushë është i vetëdijshëm për praninë e një rrjeti të padukshëm mafiozësh, por të paktë janë ata që mund ta ekspozojnë sepse, nëse e bëjnë këtë, atëherë duhet ta lënë biznesin,” shton Jahan-e Sanat.
“Kryetari i Bordit Kooperativ të Shoqatës së Argjendarëve ka thënë: ‘Fatkeqësisht, grupet e njohura kanë formuar trekëndësha në Shoqatën e Argjendarëve të cilët janë në harmoni me njëri-tjetrin, dhe nëse një aktivist i kësaj fushe nuk koordinohet me ta apo nuk vepron në përputhje me sistemin e tyre, ata e pengojnë në punë,” thotë Jahan-e Sanat.
Sipas Jahan-e Sanat, “Për çdo 10 ton ar që hyn në vend, 15 ton eksportohet, ndërkohë që përfitimet dhe pagat e prodhimit të arit duhet t’u shkojnë prodhuesve iranianë, por në këtë fushë, pasuria e vendit është e humbur.”  “Dubai ka tregun më fitimprurës për bizhuteri dhe ar në botë dhe njihet si ‘qyteti i arit.’ Tregtia e arit është eksporti më fitimprurës në Dubai, pas naftës. Ndërkohë Irani, i cili ka rezerva të konsiderueshme ari, dhe ku industria e arit është një art i vjetër i popullit të tij, është kthyer tashmë në importues ari nga vendet e tjera,” shkruan Jahan-e Sanat.
Irani ka qenë një nga eksportuesit më të mëdhenj të arit në botë. Mafia e organizuar, e lidhur me Gardën Revolucionare (IRGC), praktikisht e ka ndaluar eksportin e arit dhe po importon ar në shkallë të gjerë. Po pse?
“Fitimet e stërmëdha nga importet [e arit] kanë çuar në kontrabandë e vjedhje. Kjo ka çuar në mbylljen e rreth dy mijë fabrikave të bizhuterive në vend. Pasuria dhe pushteti që është në duart e mafias [së arit dhe bizhuterive] ka krijuar terren për [korrupsion] dhe madje nuk i lejon fare shitësit e arit ta ngrenë zërin,” shkruan Jahan-e Sanat në lidhje me këtë.