Iran: Vaksinimi, mashtrimet, dhe loja me jetët e njerëzve
Që në fillim të vitit 2021, qeveritë në mbarë botën i kanë përshpejtuar përpjekjet e tyre për t’i vaksinuar qytetarët e tyre kundër Covid-19. Kompanitë farmaceutike po bëjnë më të mirën e tyre për ta rritur efektshmërinë e vaksinave të Covid-19. Këto përpjekje i kanë rigjallëruar shpresat për t’i dhënë fund kësaj sëmundjeje tragjike pavarësisht faktit që virusi ka pësuar mutacione në muajt e fundit.
Në këtë kontekst, më 28 shkurt, faqja Statista paraqiti statistikat lidhur me progresin e vaksinimit në disa shtete. Këto shifra tregojnë përpjekjet e qeverive për t’ua shpëtuar jetën njerëzve përballë kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse.
Bahrein: 300,000 njerëz janë vaksinuar – Popullsia: 1.5 milion
Turqi: 8.675 milion njerëz janë vaksinuar – Popullsia: 84 milion
Kuvait: 193,000 njerëz janë vaksinuar – Popullsia: 5 milion
Katar: 96,000 njerëz janë vaksinuar – Popullsia: 2.6 milion
Serbi: 1.756 milion njerëz janë vaksinuar – Popullsia: 8.74 milion
Marok: 3.747 milion njerëz janë vaksinuar – Popullsia: 37 milion
Ndërsa regjimi iranian po sillet me indiferencë ndaj krizës së koronavirusit dhe refuzon të sigurojë vaksina të besueshme për shkak të konsideratave politike.
Për më tepër, variantet e mutacionuara të virusit marrin gjithnjë e më shumë jetë njerëzish çdo ditë dhe janë përhapur në të 31 provincat e Iranit. Zyrtarët e shëndetësisë e përshkruajnë situatën si të tensionuar.
Më 1 mars, Alireza Zali, kreu i Taskforcës për Covid-19 në Teheran, tha se “vala e re e koronavirusit ka marrë flakë.”
Më herët, më 20 shkurt, Alireza Raisi, zëdhënësi i Taskforcës Kombëtare për Covid-19, kishte thënë, “Ritmi i përhapjes së virusit është shumë i lartë.”





