Në javën e fundit të janarit 2021, mbështetësit e Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI) dhe Njësitë e Rezistencës në qytete të ndryshme të Iranit kanë shkruar graffiti dhe kanë vendosur postera e afishe të udhëheqjes së rezistencës, Znj. Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), dhe Massoud Rajavi, liderit të Rezistencës Iraniane. Këto veprimtari janë zhvilluar në Teheran, Mashhad, Rasht, Neyshabur, Karaj, Isfahan, Ilam, Kermanshah, dhe Ahvaz dhe janë mirëpritur me entuziazëm nga populli i këtyre zonave.
Disa nga slloganet janë: “Maryam Rajavi: Asnjë fuqi në botë nuk është më e fortë sesa dëshira jonë për liri,” “Massoud Rajavi: Flaka e kryengritjes do të mbetet e ndezur,” “Poshtë Khamenei, lavdi Rajavi,” “Irani i rebeluar do të ngrejë krye,” “Khamenei është vrasës, udhëheqja e tij nuk është legjitime,” “Mullahët duhet të zhduken,” “Rrënjët e të gjitha krimeve janë IRGC dhe Lideri Suprem i regjimit,” “Maryam Rajavi: Diktatura fetare e ndien deri në thelb frikën e përmbysjes,” ”Massoud Rajavi: Ushtria e të uriturve është gati për revoltë e kryengritje,” “Le ta dijë gjithë bota se lideri ynë është Massoud (Rajavi).”










