Shkruar nga Shahriar Kia

Në mesin e asaj kryengritjeje, Lideri Suprem i regjimit iranian Ali Khamenei ia atribuoi tërë mëri koordinimin e trazirave Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK).
Më pak se një javë përpara se Rehman t’ia paraqiste raportin e tij OKB-së, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) zhvilloi një konferencë online ku morën pjesë një numër politikanësh të shquar nga qarqet politike amerikane dhe europiane. Në këtë konferencë, Znj. Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e NCRI-së, tha: “Politika e paqësimit e ka trimëruar së tepërmi regjimin gjatë 40 viteve të fundit,” duke shtuar se kjo gjë është bërë veçanërisht e dukshme më herët në tetor kur u zbulua se një diplomat iranian e kishte kërcënuar hapur sigurinë kombëtare europiane pasi ishte arrestuar për planifikimin e një akti terrorist pranë Parisit.
Maryam Rajavi: BE gjendet përballë një sprove historike kundër terrorizmit nën flamurin e Islamit
Ky diplomat terrorist, Assadollah Assadi, është arrestuar në Gjermani në 2018-ën dhe më pas është ekstraduar në Belgjikë pavarësisht apeleve të bëra nga Teherani. Kur u bë e qartë se ato apele kishin qenë të pasuksesshme, Assadi raportohet të ketë përdorur shantazhin dhe t’i ketë thënë hetuesve se Irani ka aleatë e proksi të shumtë terroristë të cilët janë duke i ndjekur proceset për të parë se si trajtohen operativët iranianë.
Pavarësisht përpjekjeve të tij të mëdha për të futur frikën, Assadi do të përballet me gjyqin më 27 nëntor, dhe pritet përgjithësisht që brenda pak ditësh verdikti ta nxjerrë atë fajtor dhe ta dënojë. Konferenca e javës së shkuar u përpoq të nënvizonte domethënien më të gjerë të komplotit të Assadi-t, dhe i nxiti fuqitë perëndimore që të marrin masa për t’i kërkuar llogari jo vetëm fajtorëve individualë por edhe regjimit në tërësi.
E njëjta këshillë mund të zbatohet pa dyshim edhe për situatën e të drejtave njerëzore, dhe në fakt, këto dy çështje janë të ndërlidhura shumë ngusht me njëra-tjetrën.





